Botërori 2026-Grupi L/Zhgënjen Anglia, barazim me rrjeta të paprekura ndaj Ganës

Lexo

- Reklamë -spot_img

Angli-Ganë 0-0
Anglia ka zhgënjyer në ndeshjen e saj të tretë në Grupin L të Kupës së Botës 2026 duke mos shkuar më shumë se një barazim 0-0 ndaj Ganës.
Në një takim ku ata konsideroheshin favoritë, skuadra e drejtuar nga trajneri Tuhel nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës përballë një kundërshtari të organizuar dhe shumë luftarak.
Që në minutat e para Anglia mori kontrollin e lojës dhe u përpoq të krijonte raste përmes futbollistëve Kejn,Bellingam dhe Gordon mbrojtja ganeze qëndroi e vendosur dhe nuk lejoi hapësira të rrezikshme.
Nga ana tjetër, Gana u mbrojt me kujdes dhe kërkoi të godiste në kundërsulm duke vënë disa herë në vështirësi prapavijën angleze.
Në pjesën e dytë ritmi u rrit dhe Anglia shtoi presionin në kërkim të golit të fitores megjithatë mungesa e saktësisë në momentet vendimtare dhe paraqitja e mirë e portierit ganez bënë që rrjetat të mbeteshin të paprekura deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit.
Me këtë barazim Anglia humbet dy pikë të rëndësishme në garën për vendin e parë në grup ndërsa Gana mer një rezultat të vlefshëm për objektivat e saj në këtë Botëror.
Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img