Armando Broja e ka të ardhmen e sigurt, pëlqehet nga shumë ekipe

E ardhmja e Armando Brojës është një rebus i vërtetë. Edhe pse në Liverpul ka një trajner që e pëlqen shumë madje e ka kërkuar edhe më parë kur stërviste ekipin e Uest Hemit, e ardhmja e shqiptarit është larg qytetit të Bitëllsave.

Sipas “The Neë York Times” skuadra e Evertonit nuk është e gatshme që të blejë Brojën për shifrën e 30 milionë stërlinave, e cila është kontratën që kanë bërë dy klubet kur gjetën gjuhën e përbashkët për huazimin e sulmuesit.

Edhe pse në muajt e fundit klubi i Everton ka kaluar në dorën e familejn Friedkin shifra të tilla për Brojën janë të ekzagjëruara për drejtuesit e skuadrës, e cila në vetë ka plot 15 lojtarë, të cilët do të largohen nëse nuk u ofrohen kontrata të reja. Në rithemelimin e ekipit një zë i rëndësishëm është edhe ai i Dejvid Mojes, i cili njihet për konsideratën që ka për shqiptarin.

Sipas “The Neë York Times” ajo që komplikon edhe më shumë të ardhmen e Brojës është edhe vlerësimi që ka Çelsi për sulmuesin. Burime të skuadrës së “Stamford Bridge” kanë treguar për të përditshmen amerikane se Broja ka mjaft treg dhe se çimimi i vendosur prej 30 milionë stërlinash nuk është i madh për një sulmues në ditët e sotme.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu