Monday, September 16, 2024

Armando Cungu, i ashpër në kritikat ndaj kuqebluve: Vllaznia u eleminua nga një ekip amator!

Lexo

Ballafaqimet e Vllaznisë në turin e parë të Conference League, me humbjen e ndeshjes së parë në Belfast 3-1 dhe fitoren në atë të kthimit në Shkodër 1-0 duke kaluar në turin e dytë ekipin verioirlandez, Linfield, janë komentuar në forma të ndryshme nga specialistët e futbollit.

Pas fitores së ndeshjes së dytë në “Loro Boriçi”, e cila nuk mjaftoi për kualifikim, trajneri Memelli foli me superlativa për skuadrën e tij. Ndërkohë, për Armando Cungun, ish futbollisti kampion me uniformën kuqeblu, ish trajner i kësaj skuadre dhe i disa të tjerave në futbollin shqiptar, si dhe i kombëtares U19, eleminimin e Vllaznisë përballë një skuadre modeste si Linfield, e quan zhgënjim. Opinionin e tij rreth kësaj çështje, Armando Cungu e përcolli përmes një lidhje të drejtpërdrejt me gazetaren sportive të Syri TV Enkeleida Zeko në emisionin sportiv, “Fayr Play”.

Ja prononcimi i plotë i Armando Cungut”

 “Nder skuadrat shqiptare pjesmarrese ne Kupat e Europes, une kam patur mendimin qe Vllaznia kishte nje short me te lehte dhe duhej ta kalonte kete kundershtar. Them keshtu, nisur edhe nga ajo çfare çdo shkodran ka pare diten e ndeshjes neper rruget e qytetit.

Kur ne Shkoder temperatura ishte 40 grade, futbollistet i ke patur gjithe diten neper kafenete e qytetit, madje deri ne oren 15.30 te dites se ndeshjes. Por jo vetem kaq, stafi drejtues ate dite ka qene ne plazh!!! Imagjino çfare profesionizmi dhe çfare ekipi ishte Linfield.

Vllaznia gaboi shume ne ndeshjen e pare, ishte e plogesht, e pafuqishme, pa busulle dhe pa ide loje. Ndersa ne ndeshjen e kthimit kishte me shume deshire, nje fare impulsi por qe nuk arriti te bente asgje per kualifikimin. Nuk mendoj se mund te kete ardhur ndonjehere ekip ma i dobet ne Shkoder dhe ne Shqiperi dhe nuk besoj se ka per te ardhur ndonjehere nje ekip i tille.

Dhe te mos e kalosh turin ndaj nje ekip te tille eshte gjynah. Ne rradhe te pare per buxhetin e klubit, por edhe per aspektin psikologjik per ekipin e Vllaznise ne prag te kampionatit te ri ku pretendon te jete konkurrent. E konsideroj zhgenjim kete eliminim sepse Vllaznia nuk duhet ta vinte aspak ne dyshim kalimin ne turin tjeter”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img