Distria Krasniqi ka fituar titullin e kampiones së Evropës për herë të tretë në karrierën e saj. Medalistja e dyfishtë olimpike, fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian të xhudos, që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.
Në finalen plotë emocione mundi italianen, Odette Giuffrida, kategoria -52 kg.
Një përballje e tillë, ajo mes Distrias dhe Giuffrida ka ndodhur plotë plot 12 herë deri më tani. Sportistja kosovare ka tetë fitore, ndërsa italiania ka katër.
Distria ka fituar pesë përballjet e fundit me italianen.