Italianët kanë mposhtur Leverkusenin në finalen e Dublinit me rezultatin 3-0 duke siguruar trofeun e parë evropian në historinë e tyre
Atalanta fiton Europa League 2023/24, trofeun e parë evropian në historinë e saj, i dyti në total, 61 vjet pas Kupës së Italisë 1962/63. Formacioni italian mposhti në 3-0 Bayer Leverkusen në finalen e Dublinit falë një Lookman të egër, i cili drejtoi ndeshjen me dy gola pjesën e parë (12′ dhe 26′) dhe më pas mbyll rezultatin me perlën që vlen një ‘tripletë’ legjendare (76′).
Reagimi i gjermanëve në të dyja pjesët ishte intensiv, por jo shumë efektiv dhe faza e shkëlqyer mbrojtëse zikaltër, me një kapiten si Berat Gjimshiti, në fund legjitimoi një triumf më se të merituar. Xabi Alonso pëson humbjen e tij të parë këtë sezon pas 51 ndeshjesh, Gian Piero Gasperini fiton titullin e tij të parë në karrierë, duke kurorëzuar tetë vite të mahnitshme në krye të zikaltërve.