Sunday, July 6, 2025

Atletet afrikane, Chebet dhe Kipyegon vendosin rekorde të reja botërore në Oregon të SHBA

Lexo

Për Kenian nata mes së shtunës dhe të dielës ka qenë një moment historik pasi dy atlete afrikane kanë vendosur rekorde të reja në dy gara të ndryshme gjatë mitingut të Diamond League në Eugene në Oregon.

Faith Kipyegon fitoi garën e 1500m me kohën e tre minutave e 48.68 sekonda duke thyer me vetëm 0.36 sekonda rekordin e vendosur po prej saj.

Patriotia e saj, Beatrice Chebet vendosi rekord të ri botëror në garën e 5000 metrave pasi përshkroi distancën me kohën 13:58.06, diçka më shumë se dy sekonda më e shpejtë se atletja nga Etiopia, Gudaf Tsegay, e cila kishte vendosur rekord po në Eugene dy vite më parë. Falë kësaj sipërmarrjeje, 25-vjeçarja ka vendosur rekord Botëror dhe Olimpik në distancën e 5000 dhe 10.000 metrave.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img