Monday, November 25, 2024

Atletikë-Kampionati Kombëtar të Rritur/Vllaznia kryeson në ditën e parë, sot konkurimet e ditës së dytë

Lexo

Në stadiumin “Elbasan Arena” që prej ditës së enjte ka startuar Kampionati Kombëtar i Atletikës për kategorinë e të rriturve. Aktivitet ky ku marrin pjesë 314 sportistë, përfaqësues të ekipeve Vllaznia, Partizani, Dinamo, Studenti, Tirana, Skënderbeu, Elbasani, Teuta me dy ekipe, Mjeshtëria Sportive Durrës dhe Besëlidhja. Për t’u theksuar është se pjesë e këtij aktiviteti janë edhe dhjetë ekipe të ardhura nga Kosova, teksa nuk ka munguar dhe gara e veteranëve, të cilët përgatiten për aktivitete madhore.

Në ditën e parë, rezultatet më të mira i kanë regjistruar atletët shkodranë, të cilët të drejtuar nga kryetrajneri Albert Marashi së bashku me kolegët e tij, Dorjan Tafa, Bruno Rrotani dhe Jetmir Jahaj, kanë grumbulluar 107 pikë duke kryesuar si ekip në renditje pas ditës së parë.

Ndërkohë, në konkurimin individual, atletët shkodranë fituan tre vende të para me anë të Daniel Gurit në vrapimin 100 m me kohën 11’’.07, Franko Burraj në 400 m me kohën 47’’.76 dhe Glenis Haxhia në Kërcim së larti me 1.85 m. Vllaznia zuri vendin e parë edhe në stafetë 4×100, Grupi parë me atletët (Franko Burraj, Daniel Guri, Gjulian Guri, Lulzim Cangeli), ndërsa në stafetë 4×100 m, Grupi dytë (Kolindo Kiri, Endri Rakaj, Dorian Idrizaj, Heldi Valikaj) u renditën në vendin e dytë.

Figurë të mirë sportive nga ekipi i Vllaznisë bënë edhe Gjulian Guri , i renditur në vendin e dytë për garën 100 metra, Heldi Valikaj vendi i dytë në Kërcim së gjati me distancën 7.35 m, dhe pas tij në vend të tretë kolegu i skuadrës kuqeblu, Endri Rakaj, me 7.08 m.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img