Monday, November 25, 2024

Atletikë-Kampionati kombëtar, Vllaznia me 6 kampionë individual në ditën e parë, pretendente kryesore për trofeun ekipor

Lexo

Kampionati Kombëtar i atletikes, që po mbahet në stadiumin “Elbasan Arena” të Elbasanit, ka nisur në mënyrën më të mirë për ekipin e Vllaznisë. Në ditën e parë të aktivitetit, atletët shkodranë të drejtuar nga kuarteti i trajnerëve, Albert Marashi, Bruno Rrotani, Dorjan Tafa dhe Jetmir Jajaj, ka arritur të ngjiten plot gjashtë herë në podium si fitues të medaljeve ta rta.

Ka ndodhur kështu me Leandro Çardakun në garën e vrapimit 100 metër me kohën 11:04, , Muhamet Çangeli në kërcim së gjati me distancën 7.38, Durion Idrizi në garën e vrapimit 110 me pengesa me kohën 15.30, Glenis Haxhija në kërcimin së larti me 1 metër e 80 cm, Franko Burraj në vrapimin 400 metër me kohën 48:00, Franko Burraj, Durion Idrizaj, Lulzim Cangeli, Leandro Çardaku me kohën në stafetën 4×100 metër.

Vllaznia ishte pretendente për titull kampion edhe në konkurimin e femrave me talenten e këcimit së gjati, Erisa Rrasa, por për arsye të një dëmtimi gjatë garës, atletja shkodrane u rendit në vendin e dytë.

Rezultatet teknike të atletëve shkodranë në ditën e parë në K. Kombëtar të Atletikës

100m

1- Leandro Qardaku 11:04

2- Endri Rakaj 11:17

Së gjati

1- Muhamet Cangeli 7.38

2- Endri Rakaj 7.14

3- Kolindo Kiri 6.95

110 me pengesa

1- Durion Idrizi 15.30

Së larti

1- Glenis Haxhija 1.80

400m

1-Franko Burraj 48.00

Erisa Rrasa vendi i dytë 2, sepse është dëmtu gjatë gares

Stafeta 4x100m

1- Franko Burraj,Durion Idrizaj,Lulzim Cangeli,leandro Cardaku

2- Muhamet Çangeli, Glenis Haxhija, Endri Rakaj, Genald Selhanaj

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img