Tuesday, April 23, 2024

Superliga U-21/Vllaznia kampione, likuidon edhe Egnatian, e mund thellësisht 9-3. Festa e titullit javën e ardhshme në përballjen e javës së fundit me Tiranën

Lexo

Vllaznia U21-Egnatia U21  9-3

(Shënues: Spahija 12’, Zahi 15’, Delaj 19’, Dulaj 28’, 38’,  Bizi 51’, 74’, Maliqi 54’, Pjeshka 76’/ Mecja 50’, Morina 55’, Bakalli 69’)

Vllaznia U21: Bunjaj, Moleci, Troshani, Delaj, Dulaj, Jahaj, Xhilaj, Peku, Zahi, Spahija, Bushaj.(U aktivizuan: Paloka, Bizi, Maliqi, Pjeshka, Shpuza). Trajner: Elvis Plori

Egnatia U21: Basha, Dedej, Hoxha, Blliku, Bakalli, Nazmi, Morina, Muça, Meçja, Hasa, Diamanti(U aktivizuan: Gjini, Duzha, Hakani, Gjoni). Trajner: Ndriçim Shtubina.

Gjyqtar: G. Rebani, R. Gjolaj, X. Kasneci, A. Çobaj, B. Pjetrushi

Edhe pse javën e kaluar, siguroi titullin kampion, kjo nuk e ka penguar Vllazninë U21 që të vijojë serinë e fitoreve. Kështu ka ndodhur edhe sot, kur skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Elvis Plori është përballur me Egnatian, skuadër kjo e drejtuar nga ish futbollisti i Vllaznisë, Ndriçim Shtubina.

9 me 3 në fitim të Vllaznisë ka përfunduar kjo ndeshje e luajtur në stadiumin “Reshit Rusi”, rezultat ky që flet qartë superioritetin e madh që skuadra shkodrane kishte në fushën e lojës. Ndonëse tekniku Plori në këtë ndeshje luajti me një formacion miks duke lënë në stol disa nga titullarët, kuqeblutë nuk nguruar të shënojnë njëri pas tjetrit plot nëntë gola, madje nëse nuk do ta ulnin paksa ritmin shifra mund të kishte qënë edhe më e madhe.

E ka nisur Spahia me golin e shënuar në të 12-tën minutë, për të vijuar me Zahin në të 15’, Delajn në të 19’, për të vijuar më pas edhe me dopietën e Dulajt, 28’, 38’, duke e mbyllur pjesën e parë me avantazhin 5 me 0.

45 minutëshi i dytë regjistron edhe shtatë gola të tjerë, katër në portën e Egnatias me autor Bizi 51’, 74’, Maliqi 54’, Pjeshka 76’ dhe tre në portën e Vllaznisë me autor  Mecja 50’, Morina 55’, Bakalli 69’.

Në këtë mënyrë, e gjithë ndeshja mbyllet me rezultatin e thellë 9 me 3 në favor të Vllaznisë, e cila një javë nga fundi i kampionatit, kryeson renditjen me 42 pikë e ndjekur nga Bylis me 35, Partizani me 34 dhe Egnatia me 25.

Kalendari zyrtar i Kampionatit Kombëtar i futbollit për Superligën U-21 e vendos Vllazninë të luajë në transfertë me Tiranën, por duke qënë se rezultati i kësaj ndeshje nuk ndikon në pozicionin e skuadrave, pritet që në një marrëveshje mes dy klubeve përkatëse, sfida e javës së fundit, Tirana-Vllaznia të luhet në Shkodër, duke rezervuar një ceremoni emocionuese në stadiumin “Loro Boriçi” për dorëzimin e trofeut Vllaznisë kampione.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img