Tuesday, November 26, 2024

Atletikë-Katër shkodranë: Burraj, Qardaku, Çengeli dhe Kiri, garojnë nesër në Stamboll për Kampionatin Ballkanik të sallave të mbyllura

Lexo

Katër atletë shkodranë: Franko Burraj, Lenado Qardaku, Muhamet Çengeli dhe Kolindo Kiri, së bashku me trajnerët e tyre të Vllaznisë, Albert Marashi dhe Brunon Rrotani, janë pjesë e ekipit kombëtar të atletikës, që do të garojnë nesër në Stamboll për Kampionatin Ballkanik të sallave të mbyllura.

Përfaqësuesja kuqezi ka mbërritur sot në Stamboll, duke zhvilluar edhe stërvitjet e para në vendin ku do të mbahen garat. Delegacioni i Shqipërisë në këtë aktivitet përbëhet nga 9 atletë, dy trajnerë, së bashku me presidentin e FSHA-së, Taulant Stërmasi.

Luiza Gega, atletja më fituese në historinë e këtij kompeticioni, garanton medalje, teksa do të konkurrojë në dy disiplina, në 1500 metra dhe 3000 metra. Franko Burraj do të garojë 400 metra, ndërsa Leandro Çardaku dhe Paola Shyle ne disiplinën 60 metrave. Iljana Beqiri dhe Zhuljeta Cejku do të matin forcat në garën e 400 metrave, ndërkohë Relaksa Dauti do të konkurrojë në 800 metra. Për sa i përket garave të hedhjes, Shqipëria do të përfaqësohet me Muhamet Çengelin në disiplinën e kërcimit për së gjati, ndërsa Kolindo Kiri do të konkurrojë në kërcim 3-hapësh.

Lista e atletëve të Kombëtares kuqezi: LUIZA GEGA, FRANKO BURRAJ, LEANDRO ÇARDAKU, PAOLA SHYLE, ILJANA BEQIRI, ZHULJETA CEJKU, RELAKSA DAUTI, MUHAMET CENGELI, KOLINDO KIRI

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img