Sunday, May 19, 2024

(Video) Mbyllet Europiani i priftërinjëve. Kroacia mund në finale Poloninë dhe shpallet kampione Europe. Shkodra merr vlerësime pozitive për organizimin e aktivitetit

Lexo

Finalja, Kroaci-Poloni  3-2

(Shënues: Gabriel Kamber(2), Tomislav Lakac/ Pawel Derylak, Chowaniec Lukasz)

Gjyqtar: Jetmir Podgorica dhe Sonil Zeka

Me ndeshjet finale të luajtura mbrëmjen e së enjtes në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, është mbyllur me sukses Kampionati Europian i Futsallës për meshtarët. Përpara dy ndeshjeve kryeore, gjysëmfinales Bosnja-Romani dhe finales Kroaci-Poloni, organizatorët kishin rezervuar një ballafaqim simbollit, mes ekipit të gazetarëve shkodranë dhe ekipit kombëtar të priftërinjëve të Shqipërisë, e cila u fitua nga ekipi i meshtarëve me rezultatin 6-4.

Më pas, aktiviteti i gërshëtuar edhe me grupet e baletit të kishës katolike të Shkodrës, fillimisht u luajt ndeshja në mes Bosnjes dhe Romanisë për vendin e tretë dhe të katërt, e mbyllur me fitoren e romunëve 4-3.

Ndërkohë, shumë e fortë, me rivalitet dhe emocione ishte ndeshja finale, në mes Polonisë kampione në fuqi e Europës dhe Kroacisë, me këtë të fundit, që duke fituar 3 me 2, u shpall kampione e Europës për vitin 2024.

Pas një pjese të parë shumë të dyluftuar, por e mbyllur e bardhë, 0 me 0, me fillimin e pjesës së dytë, të parët shënuan kroatët me autor Gabriel Kamber, i cili nuk vonoi të shënoi edhe golin e dytë e çuar në 2 me 0 avantazhin e kombëtares kroate. Kampionia në fuqi e Europës, nuk dorëzohet dhe me anë të Paëel Derylak shkuron diferencën e golave në 2 me 1, gjithnjë për Kroacinë.

Kroatët shënojnë edhe të tretin me autor Tomislav Lakac, me një super gol në distancë, nga porta në portë. Polakët do të shënojnë edhe të dytin me autor Choëaniec Lukasz, por nuk ka më kohë, sepse gjyqtari Jetmir Podgorica dhe kolegu i tij Sonil Zeka, që arbitruan këtë ndeshje, vërshëllen duke mbyllur gjithë takimin me rezultatin, 3 me 2 në favor të Kroacisë.

Në përfundim të aktivitetit, me praninë e autoriteteve kishtare si dhe të Bashkisë Shkodër është zhvilluar ceremonia e mbylljes së aktivitetit duke u dorëzuar edhe kupat përkatëse, ndërkohë që ndër të tjera, Shkodra mori vlerësimet përkatëse për cilësinë organizative.

Në prononcimit e pas aktivitetit, kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, dhe njëherazi edhe një prej organizatorëve kryesore të Europianit në Shqipërisë, Dom Mark Shtjefni, do të shprehej: “Falënderoj çdo pjesëtar të ekipit që ka marrë pjesë në këtë eveniment të mrekullueshëm. Ishte hera e parë. Pak emocione kishim, por besoj se ia kemi arritur si përfundim. Kemi patur me të vërtetë një finale të jashtëzakonshme”.

Imzot Angelo Massafra, Arqipeshkv i Shkodër-Pult,shprehet i entuziasmuar për atë që Shkodra përjetoi në këto katër ditë të Kampionatit Europian, ku gjithçka ishte një festë e vertetë:

 “Është me të vërtetë një gjë që na ka dhuruar festë. Ne kemi qenë në festë. Në Shkodër dhe kudo ku kanë shkuar e kanë ecur në këmbë e duke ndenjur me njerëzit të gjithë kanë pyetur: A vërtetë janë meshtarë këta? Janë meshtarë në meshë, kurse këtu janë futbollistë që anë luajtur me gjak e kanë luftuar për trofe”, tha Imzot Anxhelo Massafra.

Pas këtij europiani të vitit 2024, ku Shkodra mori vlerësime shumë pozitive për organizimin e aktivitetit, Europiani i ardhshëm është planifikuar të zhvillohet në Hungari.

(Video) Ceremonia e mbylljes së Kampionatit Europian të Futsales për meshtarët, dhe në vazhdim prononcimet e kapitenit të kombëtares së priftërinjëve të Shqipërisë, Dom Mark Shtjefni, si dhe të Imzot Angelo Massafra, Arqipeshkev i Shkodër-Pult.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img