Friday, April 26, 2024

Atletike-Pragkampionati U-18, Vllaznia synon titullin e radhes

Lexo

Federata Shqiptare e Atletikes ka gati organizimin e Kampionatit Kombëtare të të rinjëve për femra dhe meshkuj, aktivitet ky i programuar për tu zhvilluar mesjaven e ardhhsme me datë 22 tetor në qytetin e Korçës. Në kampin kuqeblu të Vllaznisë, ekipet e të cilit për të rritur këtë sezon sportiv kanë shkëlqyer duke fituar dy trofetë kryesorë, Kampionatin dhe Kupën e Shqipërisë synojnë ta bëjnë një gjë të tillë edhe me kategorinë e të rinjëve. Në një prononcim për VeriuSport, kryetrajneri i atletikes shkodrane, Albert Marashi bën të ditur se ai së bashku me stafin e trajnerëve përkatës po punojnë prej ditësh në proçesin stervitor me grupin e atletëve të kësaj moshe për të arritur formen e duhur sportive në mënyrë që garat e Korçes të arrijnë rezultatet e pritshme që do ta evidentojnë përsëri Vllazninë si ekipin më të mirë edhe në këtë kategori moshe.

Sipas kryetrajnerit Marashi, Vllaznia do të përfaqësohet në këtë kampionat me të dy ekipet e saj, femra dhe meshkuj në përbërje të cilëve do të jenë 25 atlete. Përfaqësimi do të jetë në të gjitha disiplinat, por Marashi bën të ditur se vemendja kryesore është përqëndruar tek garat e vrapimit 100 dhe 200 metra, kërcim së gjati, tre hapësh, vrapim me pengesa dhe kërcim së larti ku edhe elementi i sportistëve të tyre është më cilësor.

Nisur nga forma sportive që ato kanë treguar në procesin stervitor janë disa sportistë që synojnë vendet e parë, pse jo edhe rekordet kombëtare, mes të cilëve është edhe atletja e talentuar Erisa Rrasa, e cila në garat e fundit të kampionatit Ballkanik të zhvilluara në Turqi meritoi medaljen e bronztë. Një sportiste kjo medel, e cila prej disa vitesh është stervitur me plot passion nga ana e trajnerit profesionist Vildan Tufi, i cili nga ana e tij nuk ka nguruar ta krahasojë atë me një Vera Bregu të dytë duke synuar që shumë shpejt të kapë rezultate të larta europiane dhe më tej.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img