Atletika shkodrane vazhdon të jetë sporti më i suksesshëm në aktivitetin e Sport Klub Vllaznia. Prej 14-të viteve radhazi, ekipet e atletikes Vllaznia janë kampion të padiskutueshëm të të gjitha aktiviteteve të vitit.
Të tillë kanë qënë atletët shkodranë edhe në garat e para të vitit 2023, kur nën drejtimin e kryetrajnerit Albert Marashi dhe kolegëve të tij, Bruno Rrotani, Dorian Tafa dhe Jetmir Jahaj, fituan Kampionatin Individual Dimëror.
Në garat e zhvilluara në pistën dhe pedanat e stadiumit “Elbasan Arena”, aktivitet i cili shërben si kualifikus për Kampionatin Ballkanik të “Sallave të mbydhura”, atletët e Vllaznisë dominuan në të gjitha garat që morën pjesë.
Ndër to, prezantimin më të mirë e bënë atletët Franko Burraj dhe Leandro Çardaku, Burraj duke u shpallur sportisti më i mirë i aktivitetit dhe Çardaku, sportisti i dytë më i mirë me pikët opimpike.
Atletët në fjalë, Burraj dhe Çardaku u shpallën kampion në garat e tyre individuale, Burraj në vrapimin 400 metër dhe Çardaku në vrapimin 60 metër.
Titullin kampion në Kampionatin Individual Dimëror nga ekipi i Vllaznisë, e fituan edhe Kolindo Kirin ë kërcim tre hapsh, Muhamet Çengeli në Kërcim së gjati, Durjon Idrizaj në 60 metër me pengesa, Erisa Rrasa në Kërcim së gjati.
Ndërkohë, me vende të dyta në garat e tyre individuale, u nderuan atletët: Ravio Rama në 60 metër me pengesa, Erdi Duka në kërcim së gjati, Sidrit Kopliku në vrapimin 800 metra, ndërkohë që Daniel Guri u rendit në vend të tretë në vrapimin 60 metra.
Sipas stafit teknik të atletikës shkodrane, një paraqitje shumë të mirë kanë bërë edhe atletët, Lulzim Çangeli, Genald Selhanej, Rigers Haxhiaj, Serdar Cugu, Renis Jasini, Glenis Haxhiaj, Endri Rakaj.
Rezultatet teknike të Kampionatit Individual Dimëror 2023:
- Franko Burraj – 400 m, rez 48”23, veni 1-re gjithashtu u shpall edhe sportisti me i mire i aktivitetit me 1028 pike olimpike.
- Leandro Çardaku- 60 m, rez 6”83 vendi 1-re icili u rendit si sportisti i dyte me i mire i aktivitetit me 1027 pike okimpike
- Kolindo kiri – kercim 3-hap, rez 14.64m vendi 1-re
- Muhamet Çangeli – Kercim se gjati, rez 7.31m vendi i 1-re
- Durjon Idrizaj – 60 m/pengesa, rez 8”64 vendi 1-re
- Ravio Rama – 60 m/pengesa, rez 8”67 vendi 2-te
- Erdi Duka – kercim se gjati, rez 6.51m vendi 2-te
- Danjel Guri – 60 m, rez 7”07 vendi 3-te
- Sidrit Kopliku – 800m, rez 2’14” vendi 2-te
- Erisa Rrasa – kercim se gjati, rez 5.70 m vendi 1-re