Ceremoni-Këpuca e Artë 2022 për djem / Goleadori i Abissnet Superiore, Saliou Guindo merr çmimin nga Kristian Karembë

Lexo

Sonte, ora 20:45, Poloni-Shqipëri. Trajneri Silvinjo dhe Cikalleshi në konference shtypi: Rruga nuk është e lehtë por objektivi ynë është kualifikimi!

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo dhe sulmuesi Sokol Cikalleshi dolën pasditen e kësaj të diele në konferencën zyrtare për...

(Video)Kombëtarja e Shqipërisë mbërrin në Varshavë dhe zhvillon seancën e fundit në stadiumin “PGE Naradoëy”- Euro 2024, të hënën, ora 20:45, Poloni-Shqipëri

Kombëtarja shqiptare ka mbyllur sot përgatitjet për ndeshjen e parë të kualifikueseve të Europianit 2024 ndaj Polonisë, që luhet...

(Video)Gjimnastikë- Klubi i Gjimnastikës “Vllaznia”, kampion i Turneut “Flakadani i Karadakut” në Kosovë

Klubi i Gjimnastikës “Vllaznia” i mbështetur nga presidenti Leonard Lulaj vazhdon të jetë i sukseshëm, jo vetëm në garat...

Dy nga çmimet kryesore të mbrëmjes gala të FSHF ishin edhe “Këpuca e Artë 2022” për vajza dhe djem, trofe që jepet për golashënuesit më të mirë të vitit. Trofe që nuk kishin nevojë në fakt për votim, pasi ishin përcaktuar me gjuhën e golave të dy prej protagonistëve të vitit të kaluar.

Këpuca e Artë 2022 për djem i ka shkuar sulmuesit të Laçit, Saliou Guindo, i cili e mbylli sezonin e kaluar në kuotën e 19 golave, duke e siguruar kështu çmimin e golashënuesit me të mirë.

Për t’i dorëzuar trofeun sulmuesit në skenë është ftuar një personazh i veçantë, ish-kampioni i Botës dhe i Europës me Francën, Kristian Karembë, i cili në fjalën e tij përshëndetëse u shpreh: “Dua t’u përgëzoj të gjithëve për këtë organizim, gjithashtu gjithë futbollistët, gjyqtarët. Dua të falënderoj presidentin Duka për politikën dhe strategjinë që po ndjek me të rinjtë. Trajnerit të ri Silvinjo dhe stafit të tij dua t’u dhuroj suksese dhe sa më shumë fat”.

Më pas Karembë i dorëzuar trofeun Guindos, i cili nga ana e tij ka falënderuar të gjithë të pranishmit për mbështetjen.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -