Saturday, November 23, 2024

Atletikë-Vllaznia më e mira e Kampionatit Individual Dimëror, Franko Burraj dhe Erisa Rrasa sportistët më të mirë të aktivitetit

Lexo

Federata Shqiptare e Atletikës zhvilloi të enjten Kampionatin Kombëtar Individual Dimëror në salla te mbyllura. Atletët më të mirë të Shqipërisë, mes të cilëve edhe ato të Vllaznisë garuan në pistat dhe pedanat e stadiumit “Elbasan Arena” duke regjistruar emocione jo të pakta për atë numër vogël të pranishmëve që janë lejuar të ndjekin aktivitetin në fjalë. Ashtu si edhe herët e tjera, atletët e Vllaznisë, për meshkuj dhe femra spikatën si më të mirët e këtij aktiviteti. Sipas informacionit të marrë nga kryetrajneri i atletikës në Sport Klub Vllaznia, Albert Marashi, në raport me konkuruesit e tjerë, suksesi i atletëve shkodranë ishte i dukshëm, pasi të gjithë arritën të përmirësojnë rezultatet personale për sezonin e dimrit.

Kështu, në bazë të rezultateve të arritura, kampionë individual të Dimrit nga ekipi i Vllaznisë u shpallën këto sportistë:

Lulzim Çengeli – 60 m/ rez 7”16

Franko Burraj – 400 m/ rez 47”87

Muhamet Çengeli – Kërcim së gjati/ 7.10 m

Muhamet Çengeli – Kërcim 3-hapesh/ 15.30 m

Erisa Rrasa-Kërcim së gjati 5.76 m

Sportisti më i mirë i aktivitetit për meshkuj, Franko Burraj

Sportistja më e mirë e aktivitetit për femra, Erisa Rrasa.

Rezultate këto që janë arritur patjetër edhe nga puna këmbëngulëse dhe profesionale në proçesin stervitor nga ana e trajnerëve, Albert Marashi, Dorjan Tafa, Bruno Rrotani, Jetmir Jahaj.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img