Saturday, September 28, 2024

Austria konfirmohet surpriza e këtij evropiani, mposht Holandën dhe parakalon Francën

Lexo

Ishte spektakolare ndeshja e zhvilluar në Berlin mes Holandës dhe Austrisë. Edhe njëherë tjetër, skuadra e Ragnick, konfirmohet si një kockë e fortë për çdo skuadër dhe një gjë të tillë e tregoi edhe këtë pasdite.

Austria shënoi që në pjesën e parë, falë një autogoli të Malen. Pjesa e dytë ishte edhe më e bukur se sa e para. “Tulipanët” gjetën barazimin që në minutën e 2-të të këtij fraksioni, me anë të futbollistit të Liverpoolit, Gakpo, por austriakët nuk u dorëzuan. Ata rigjetën avantazhin 12 minuta më pas, kur Schmid realizoi për ta. Gjithsesi ekipi i Ronald Koman, barazoi shifrat falë golit të Depayt, në minutën e 75-të.

Por Austria këtë evropian ka qenë një prej skuadrave që ka bindur më shumë. Sabitzer përfitoi mjaft mirë nga e majta për të gjetur nga një kënd shumë i vështirë trekëndëshin dhe për t’i fiksuar shifrat përfundimtare në 3-2.

Pas këtyre dy ndeshjeve, renditja përfundimtare e Grupit D është:
1. Austria 6 pikë
2. Franca 5 pikë
3.Holanda 4 pikë
4.Polonia 1 pikë

Austria, Franca dhe Holanda kualifikohen për në raundin tjetër.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img