Skënderbeu-Vllaznia 0-2(Shënues: Dumfur 84’ /Antonio Delaj 90+5’)
SKËNDERBEU: Alia, Ramos, Prenci, Rabiou, Frashëri, Dumfur, Merlim, Shaqe, Liço, Rashica, Nikaj. Trajner: Ivan Gvozdenoviç
VLLAZNIA: Mëhidri, Juriç, Beci, Stojanoviç, Sala, Çeshmedjev, Alivoda, Boshnjaku, Mala, Gruda, Balaj. Trajner: Migen Memelli
Gjyqtar: Arbitër kryesor:Erjon Bastari(Tiranë), Asistent 1:Xhuljo Mani(Tiranë), Asistent 2:Gerald Cenolli(Tiranë), Arbitër i 4:Erjon Bylykbashi(Elbasan)
Var:Adrian Beqiraj(Tiranë)-Avar:Emigers Ganxhi(Elbasan)
Delegat:Petrit Brahja(Tiranë)-Vëzhgues:Ervis Peza(Tiranë)
0 me 2 në favor të kuqebluve ka përfunduar ndeshja e luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës në mes skuadrës vendase Skënderbeu dhe Vllaznisë udhëtuese. Autogoli i shënuar në portën e tij pas një goditje me kokë nga Dumfur në të 84-tën minutë dhe më pas goli intiligjent i të riut të talentuar shkodran, Antonio Delaj në minutën e pestë shtesë vulosen rezultatin përfundimtar në favor të skuadrës kuqeblu.
Një ndeshje që nisi me një incident në tribunën VIP të stadiumit korçar, ku një person, i cili më vonë u identifikua si babai i njëri prej futbollistëve të Skënderbeut, ka debatuar dhe pastaj ka goditur me grusht presidentin e skuadrës korçare, Ardjan Takaj, duke shkaktuar jo pak kaos në ato momente.
Për t’u theksuar është se në minutën e 34’ të pjesës së parë gjyqtari kryesor Erjon Bastari ndëshkon me karton të kuq mbrojtësin korçar Elvis Premçi duke e e detyruar Skënderbeun të luajë më një futbollsit më pak deri në mbyllje të takimit.
Tre pikëshi i marrë sot në transfertën korçare e ngjitë Vllazninë në kuotën e 12 pikëve duke u barazuar me pikë me Skënderbeun në vendin e pestë në një klasifikim të përkohshëm, pasi nesër dhe pasnesër priten të zhvillohen ndeshjet e tjera të javës së nëtë të Abissnet Superiore.