Autogoli i pogradecarit Hysenllari në minutën e 90-të, mban Tiranën në Superiore

Tirana-Pogradeci 1-0(Hysenllari (autogol) 90’)

Tirana:Selmani,Dembele,Kola,Mici,Përgjoni,Silva,Soler,Vera,Haxhiu,Zharmuni,Ndreca Trajner:Bledi Shkëmbi

Pogradeci:Staniç,Danlandi,Ivani,Shkulaku,Lila,Vokrri,Pengu,Zguro,Krasniqi,Raza,Alidema Trajner:Ardian Mema

Gjyqtarë:Andi Koçi(Durrës),Ilir Tartaraj(Fier),Marjus Qose(Lushnje),Ditmir Grimci(Shkodër) Var:Albert Doda(Tiranë) Avar:Erjon Bylykbashi(Elbasan) Delegat:Engli Kokona(Tiranë) Vëzhgues:Ervis Peza(Tiranë)

Një ndeshje që nis mirë për Tiranën ku në dy momente duhet të kishte qenë më e saktë pasi me të njëjtin autor Zharmuni shënjestron portën e Pogradecit por pa ja dal të gjej golin e avantazhit. Pas dy momenteve është Pogradeci që kërkon të gjej hapësira në zonën e Tiranës dhe dy herë Shkulaku e një herë Alidema rrezikshëm shtyjnë drejtë portës së Tiranës por goditja e tyre ishte e gabuar.

Pas momenteve te mira të Pogradecit është Tirana që zhbllokon shifrat me anë të Soler i cili ftohet nga shokët e skuadrës në hyrje të zonës,dhe më pas goditja e tij ndalet në fundin e rrjetës. Një gol i cili kontestohet nga ana e lojtarëve të Pogradecit për një faull ndaj mbrojtësit Hysenllari.

Gjyqtari Koçi shkon të shikoj pamjet në monitorin e sistemit Var dhe anullon golin për faull në sulm. Minutat e fundit të pjesës së parë vijojnë me qarkullime të shumta të topit nga të dyja skuadrat dhe ka ende nga një rast në portat respektive por as Haxhiu për Tiranën dhe as Vokrri për Pogradecin nuk tregohen të vëmendshëm. Rezultati nuk ndryshon deri në fund të pjesës së parë,duke u mbyllur me shifrat e barabarta 0-0.

Edhe pjesa e dytë nis me të njëjtën tablo,Tirana më shumë kërkuese ndërsa Pogradeci qëndron në pritje dhe që në minutat e para të pjesës së dytë është Zharmuni dhe Përgjoni që gjuajnë nga distanca por pa rezultat.

Pogradeci mundohet të mobilizohet dhe shkon qetësisht në zonën e Tiranës duke arritur të gjej hapësira, por vetëm kaq. Është Ndreca që gjuan me kokë pas krosimit nga krahu i djathtë por topi ndalet nga Staniç.

Është radha e Pogradecit që të vërë në vështirësi portierin Selmani me anë të mbrojtësit Lila por goditja e tij shkon permbi tra, ndërsa në aksionin vijues Tirana nuk shfrytëzon si duhet një kundërsulm të shpejtë me anë të lojtarëve Ndreca dhe Zharmuni por pa asnjë rrezik në portën e Pogradecit.

Tirana nuk ndal aksionet dhe është Ndreca që ekzekuton një goditje dënimi në mënyrë perfekte por me të njëjtën monedhë i përgjigjet portieri Staniç që ndal gjuajtjen e sulmuesit. Më pas ka disa inkursione në zonat respektive por Tirana nuk i shfrytëzon duke shpërdoruar disa mundësi të pastra shënimi.

E atëherë kur pritej të mbyllej me shifrat e pa zhbllokuara ndeshja është një sulm pa shumë pretendime i Tiranës dhe krosimi nga e majta nuk largohet topi nga askush dhe aty është Zharmuni i cili ushtron presion mbi mbrojtësin Hysenllari që në tentativë për ta larguar topin nga zona e devijon në mënyrë të gabuar në portën e skuadrës së tij.

Tirana gjen avantazhin kështu nëpërmjet një autogoli por që ky gol vlen shumë për skuadrën e Tiranës. Në fund të 90-të minutëshit akordohen 5 minuta shtesë që sjellin thjeshtë një irritim të dy lojtarëve Ndreca të Tiranës dhe Raza të Pogradecit që detyron kryesorin Andi Koçi t’iu tregoj kartonin e kuq të dy lojtarëve. Një tension që ndërpret takimin për më shumë se 4 minuta. Mbyllet gjithçka me fitoren e skuadrës së Tiranës e cila qëndron edhe për një sezon në Abisnet Superiore,ndërsa Pogradeci ngelet edhe për një sezon tjetër në Kategorinë e Parë.

Fatmir POPJA-Fatos LAMAJ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu