Kategoria Superiore, do të rikthehet në mesjavë, ku ndeshjes e javës së 3-të janë planifikuar të zhvillohen të mërkurën, të enjten dhe të premten.
Ditën e mërkurë do të zhvillohen dy takime. Në orën 16:00 Egnatia pret Erzenin në “Egnatia Arena”. Rrogozhinasit do të tentojnë një tjetër fitore si ajo ndaj Kukësit, teksa shijakasit pas 2 barazimeve radhazi do të kërkojnë 3 pikët e para të sezonit. Në orën 19:00 do të jetë radha e Dinamos dhe Kukësit. Si “Blutë” ashtu edhe verilindorët në “Elbasan Arena” do të kërkojnë fitoren e parë për këtë sezon, pasi janë dy ekipet e vetme që nuk kanë mundur të marrin asnjë pikë. Gjithashtu në stolin e Kukësit do të debutojë Stavri Nica.
Ndërkohë të enjten më 14 shtator në orën 15:00 do të luhet një duel mjaft interesant mes Tiranës dhe Skënderbeut. Në “Selam Stërmasi” pritet që të zhvillohet kjo përballje, me korçarët që vijnë pas 2 fitoreve rresht, ndërsa bardheblutë kërkojnë të ndalin hapin e djemve të Ivan Gvoazdenovic. Ndërkohë që java e tretë do të kulmojë me supersfidën Partizani-Vllaznia që do të startojë në orën 18:00 në “Loro Boriçi”.
Takimi i fundit për këtë javë është parashikuar për të premten në orën 16:00. Laçi do të presë Teutën, me durrsakët që synojnë të thyejnë “mallkimin” e kurbinasve. Vendasit kanë arritur të marrin 4 fitore në sezonin e kaluar. Të dyja ekipet do të tentojnë 3 pikët e para për këtë sezon.
E MËRKURË 13 SHTATOR
EGNATIA-ERZENI ORA 16:00
DINAMO-KUKËSI ORA 19:00
E ENJTE 14 SHTATOR
TIRANA-SKËNDERBEU ORA 15:00
PARTIZANI-VLLAZNIA ORA 18:00
E PREMTE 15 SHTATOR
LAÇI-TEUTA ORA 16:00