Monday, April 29, 2024

(Video-Intervista) BOKS-Geljan Rajku: Kënaqësi të boksoj për Vllazninë. Boksieri që jeton në Angli i bashkohet formacionit kuqeblu për finalet e Kampionatit Kombëtar të boksit, 15-17 shtator Tiranë

Lexo

Ekipi i Vllaznisë në boks i drejtuar nga trajneri Zef Gjoni po përgatitet intensivisht për ndeshjet e Kampionatit Kombëtar të boksit që zhvillohen me datë 15 shtator në Tiranë. E veçanta e këtij kampionati për Vllazninë ka të bëjë me përfshirjen në formacion të dy boksierëve që vijnë nga Gjermania dhe Anglia.  Bëhet fjalë për Ani Haxhillarin dhe Geljan Rajkun. Ky i fundit, që bokson në Angli, shprehet i kënaqur që do të ngjitet në ring me uniformën e Vllaznisë.

Ashtu si edhe kolegu i tij Ani Haxhillari që vjen nga Gjermanis, edhe Rajku që bokson në Angli, është optimist që në peshën e rëndë ku ai konkuron do të jetë kampion si individ, ndërkohë që të njëjtën gjë bëson edhe për ekipin e Vllaznisë.

(Video) Intervistën e plotë më video me boksierin e njohur, Geljan Rajku, mund ta ndiqni në kanalin zonë zyrtar Veriu Sport-YOUTUBE

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img