Monday, November 25, 2024

Ballkani kualifikohet tutje, Drita e pafat, Dukagjini pëson humbje të thellë

Lexo

Kampioni i Kosovës, FC Ballkani është skuadra e vetme kosovare që do ta vazhdojë edhe më tutje rrugëtimin në UEFA Conference League. Skuadra nga Suhareka ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e kthimit kundër skuadrës nga Irlanda e Veriut, FC Larne, me rezultat 4:1, duke e siguruar kalimin në fazën e tretë të kësaj gare, ku do të ketë punë me Lincoln Red Impsin nga Gjibraltari.
Dy golat e parë për portokallezinjtë i shënoi Nazmi Gripshi (27’, 36’) pas asistimit të Albion Rrahmanit, derisa ky i fundit shënoi me të filluar pjesa e dytë pas asistimit të Almir Kryeziut. Vendasit ngushtuan rezultatin në minutën e 59-të përmes penalltisë, të cilën e realizoi Lee Bonis, derisa shifrat përfundimtare i vendosi Almir Kryeziu, në minutën e 66-të.
Ndërkaq, Drita ka treguar paraqitje të shkëlqyeshme në “Fadil Vokrri” në duel me skuadrën e njohur çeke, Viktoria Plzen, por në fund pësoi humbje me gol të minutës së 113-të. Në ato momente Drita kishte dy lojtarë më pak në fushë pas përjashtimit të Blerim Krasniqit dhe Besnik Krasniqit, pas ndëshkimeve me kartonë të dytë të verdhë.
Çekët kaluan në epërsi me golin e Rafiu Durosimi, në minutën e 76-të. Por, Drita reagoi në minutën e dytë shtesë, me golin e Besnik Krasniqit. Megjithatë, kur pritej që ndeshja të shkonte në vazhdim, u akordua penallti për Plzenin, pasi Besnik Krasniqi luajti me dorë brenda zonës. Nga penalltia ishte i saktë Erik Jirka, kur po zhvillohej minuta e 113-të. Kjo ndeshje pati 19 minuta shtesë, ngase gjatë ndeshjes në dy raste pati probleme me njërin prej reflektorëve në stadium.
Në anën tjetër, Dukagjini pësoi humbje të thellë si mysafir në duel me skuadrën kroate, Rijeka, me rezultat 6:1.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img