Sunday, September 8, 2024

Ballshiotët fitojnë ndeshjen e prapambetur me krutanët. Hap pozitiv për mbijetese

Lexo

Kastrioti-Bylis 0-2

(Shënues: Kaçorri 17’, Santos 38’)

Kastrioti:Sali,Kodra,Stojanoviç,A.Selmani,Rami(Rexhinaldo57),Karakaçi(S.Selmani 57),Onanuga,Hasani(Kamara 89),Greca,Ajazi(Mehmeti 57),Arapi(Mihana 18) Tranjer:Emiljano Çela

Bylis:Teqja,Trumci,Adili,Damçevski,Zguro,Pereira(Qardaku 82),Ruçi(Loran 61),Maçolli,Lajthia(Abu 46),Kaçorri,Santos(Doi 73) Tranjer:Naxhi Shensoi

Gjyqtare: Andi Koçi(Durres),Ilir Tartaraj(Fier), Fatmir Lama, Klodian Shahini(Durres)

VAR: Olsid Ferataj(Patos)-AVA:Orgest Grabova(Fier). Delegat:Eraldi Shera(Shijak)-Vezhgues:Idriz Gashi(Durres)

Kastrioti dhe Bylis zhvilluan ne “Elbasan Arena” ndeshjen e prapambetur te javes se 28-te te Abisnet Superiore. Ndeshja nis nje malore per Kastriotin ku eshte Kodra i cili qe ne minuten e 7 nderhyne ne menyre te gabuar dhe Andi Koçi pasi ka par pamjet e sistemit VAR i ka treguar kartonin e kuq mbrojtesit.

Bylis reagon dhe eshte Zguro i cili nga krahu i majte hedh nje top ne zone aty ku Kaçorri ngrihet mbi te gjithe duke realizuar golin e pare per Bylis. Minutat ne vijmesi behen disi te balancuara por ne te 38-ten minute eshte protagonis Santos i cili brenda zones kerkon te godas, por Onanuga nderhyn ne kunderkoh ndaj brazilianit dhe Andi Koçi kerkohet te shoh rastin, dhe pasi del nga sistemi VAR akordon penallti per ballshiotet e cila kthehet ne gol po nga vet Santos.

Pjesa e pare mbyllet me shifrat 0-2 per miqte nga Ballshi por pjesa e dyte eshte totalisht e balancuar dhe pse ne minutat e fundit pati dyluftime dhe nje gol te anuluar per S. Selmani i cili goditi sakte me koke duke mposhtur portierin Teqja, por Andi Koçi i ngrin festen Kastriotit.

Bylis fiton duelin e mbijeteses duke hedhur nje pozitiv për qëndrimin ne Superiore. Me 2 pike poshte Teutes dhe 3 pike larg nga Kukesi, deri ne javen e fundit, per mallakastriotit do te luhet gjithcka per gjithcka.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img