Saturday, May 18, 2024

Kryebashkiaku Bardh Spahia, pret ekipin e Futsales Vllaznia

Lexo

Rikthimi i ekipi të Vllaznisë në futsal për sezonin sportiv 2022-2023 ka qënë i ka dhënë bukurinë e duhur kampionatit të sivjetëm. Kjo, pasi skuadra e drejtuar nga trajneri Bujar Celufaj dhe me drejtor teknik, Arben Xhaferin, në të gjitha ndeshjet e luajtuar, për Kupë dhe Kampionat ka demostruar një nivel të kënaqshëm në fushën e lojës. Ndonëse nuk arriti të marrë trofe këtë sezon, është konsideruar si skuadra më simpatike e kampionatit.

Kjo ka qënë arsyeja, që Kryetari i Bashkisë Shkodër z.Bardh Spahia priti sot në një takim djemtë dhe stafin teknik të Futsallës Vllaznia. Gjatë bashkëbisedimit me pjesëtarat e futsalës shkodrane, zoti Spahia u shpreh, se megjithëse një ekip i ri, në një vit nga formimi i tij ekipi kuqeblu ka treguar shpirt gare dhe rezultate pozitive duke konkuruar ekipe të krijuara prej vitesh.

Ndërsa i uroj  suksese djemve të Futsallës, ndër të tjera, kreu i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia, vuri në dukje, se Bashkia Shkodër e ka mbështetur futsalen shkodrane, me ambjentet për stërvitje dhe zhvillimin e ndeshjeve këtë ekip, ndërsa po projektohet për vazhdimësinë që të mbështetet si disiplinë zyrtare.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img