Sunday, November 24, 2024

Barazim 0-0 në Ballsh. Bylis dhe Egnatia ndaj nga 1 pikë duke mos mundur të kapin kreun e përkohshëm

Lexo

Bylis-Egnatia 0-0

BYLIS – Teqja; Trumci, Janku, Damçevski, Loran; Maçolli, Qoshku, Lajthia; Antoni Beji, Qardaku, Kaçorri. Trajner: Arian Bellai.

EGNATIA – Sherri; Kacbufi, Atanda, Malota; Fangaj, Zejnullai, Fernando Medeiros, Musta; Delarzh, Camaj, Mihana. Trajner: Edlir Tetova.

Gjyqtarë: Florjan Lata (Durrës), Fatmir Lama (Durrës), Maringlen Llukmani (Vlorë). I katërt, Adrian Beqiraj (Tiranë)

VAR – Andi Koçi (Tiranë)/AVAR – Herald Lisaku (Durrës)

Bylis-Egnatia 0-0. Ose, mund edhe të thuhet, shkodranët kundër shkodranëve, 0-0. Kjo, sepse në fushë për 90-të minuta kanë qënë 4 shkodranë, kapiteni Aleksandër Trumçi dhe Iridon Qardaku për vendasit dhe nga ana tjetër në kampin rrogozhinas, Alen Sherri dhe Abdurrahman Fangaj.

Një barazim në një farë mënyre i drejtë për sesi u zhvillua takimi, por që nuk ka nxjerrë asnjërën palë të kënaqur, sepse me një tre pikësh të mundshëm e shikonin veten përkohësisht në krye të tabelës së klasifikimit.

Mallakastriotët e drfejtuar nga Arian Bellai kanë qenë në një farë mënyre dominues për nga rastet në 90 minutat e luajtura në stadiumin “Adush Muça”, ndërsa Egnatias së Edlir Tetos i mbetet peng traversa e goditur nga Mihana nga Bylis.

Një sfidë e dyluftuar fort në mesfushë, ku skuadrat patën momentet e tyre më të mira në zemrën e pjesës së pare, me Delarzh që u shfaq i pari i frikshëm në minutën e 13′, pa mundur të kalojë Teqjan, efikas me këmbë në devijimin e goditjes.

Depërtimi i minutës së 16-të nga shkodrani Eridon Qardaku, gjuajtja e të cilit përfundoi në rrjetën e jashtme. tronditi portën e bashkëqytetarit të tij Sherri duke krijuar për momentin imazhin e një goli.

Një ritëm i pëlqyeshëm mes dy skuadrave që u konfrontuan ballë hapur, pa mundur të finalizonin, për neglizhencë të sulmuesve si në minutën e 18-të në goditjen me kokë të Antony Beji e për çështje fati si në minutën e 21-të, në traversën e Mihanës. Gjest atletik për tu admiruar, koordinimi gjithashtu, por mes lojtarit dhe golit në mes ishte fati. Momenti më i mirë për Egnatian, që shtyu përpara edhe në të 31-ën, por Teqja ishte i pakapshëm në goditjen me kokë të Delarzh, duke mbrojtur rezultatin.

Të besuarit e Bellait nga ana tjetër u bënë të rrezikshëm me Antoni Beji e Damcevskin në fund të pjesës së parë, por Sherri i kishte rezervuar momentet më të mirë për në pjesën e dytë. Rifillim që Bellai mendoi ta riniste me Ruçin për Lajthinë, me të sapofuturin në lojë që nuk vonoi të bëhej protagonist. Në minutën e 55’ Bylis krijoi mundësinë më të mirë, pikërisht me Ruçin, por goditja e tij u devijua nga Sherri, barrikadë e pathyershme në portën rrogozhinase, e më pas Beji nuk ia arriti të devijojë me portën bosh.

Një tërheqje e kuptueshme e rrogozhinasve në 25 minutat e fundit, në mbrojtje të një rezultati, që Bylis nuk e kërcënoi dot seriozisht. E lehtë goditja e Bejit me kokë në të 68’, ndërsa Qardaku nuk pati shënjestrën e duhur, i gjetur saktë nga kapiteni Trumçi 10 minuta nga fundi. Bellai, pas fitores në transfertë ndaj Laçit, nuk mundi të marrë suksesin e dytë radhazi. E njëjta gjë vlen për Tetovën, që vinin pas fitoreve radhazi ndaj Laçit dhe Vllaznisë. Të dy formacionet dështuan të parakalojnë Partizanin, që mbetet ende i pari, pa luajtur ndeshjen e tij kundër Kukësit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img