Wednesday, February 5, 2025

Barazim 0-0 në Elbasani-Vllaznia. Gjithçka e hapur, kualifikimi në gjysmëfinale, në ndeshjen e kthimit me 26 shkurt në “Loro Boriçi”

Lexo

Elbasani-Vllaznia 0-0

Kartonë të verdhë:Tsague 27′,Krymi 83′,Balaj 83′,Stojanoviç 89’/Deliu 41′

Elbasani:Abalora,Lila,Olberkis,Lulaj,Musta,Ibrahim(Gomes 63′),A.Kasa,Qose,Tsague(Dros 63′),Dukuo,Lajthia(Lukili 63′) Trajner:Ivan Gvozdenoviç

Vllaznia:Jukaj,Gurishta,Krymi,Bajrami,Jago,Sala,Deliu(Stojanoviç 63′),Mala(Mensah 85′),Çoba(Kahrimanoviç 76′),Balaj,Dodaj(Gruda 63′)  Trajner:Tomas Brdariç

Gjyqtarë:Daniel Vrapi,Xhuljo Mani(Tiranë),Devis Korreshi,Laver Alla(Lushnje) Var:Olsion Yzeiraj(Patos) Avar:Erjon Bastari(Tiranë) Delegat:Eraldi Shera(Shijak) Vëzhgues:Ervis Peza(Tiranë)

Është mbyllur në barazim 0 me 0 ndeshja Elbasani-Vllaznia, takim i luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Elbasan Arena”, e vlefshme për turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë.  Një ndeshje që brenda saj krijoj raste nga të dyja skuadrat si Elbasani dhe Vllaznia.

Është skuadra vendase që krijon dy raste brenda pak minutave me anë të Qoses dhe Lajthisë por topi nuk gjen kuadratin e portës së Vllaznisë. Përgjigjet Vllaznia me anë të Çobës por topi i harkuar nga ai shkon në rivënie fundore.

Më pas Dukuo dhe A.Kasa tentojnë të gjejnë të pa përgatitur mbrojtjen e Vllaznisë por asnjë rrezik. Balaj tenton të bëj bomberin por harkimin brenda zonës të ardhur nga e djathta sulmuesi shkodran gjuan me kokë por topi shkon jashtë.

Pjesa e mbetur e pjesës së parë dhuron një luftë të ashpër sportive por rezultati nuk ndryshon që nga fillimi 0-0, edhe pse në fund të pjesës së parë është sërish Elbasani me anë të Dukuo që rrezikon seriozisht portën e Vllaznisë por topi nuk i bindet. Pjesa e dytë nis me Elbasanin që është më kërkues dhe ka tre mundësi për të gjetur rrugën e rrjetës por Tsague nuk tregohet i saktë në dy mundësi që ka në këmbët e tij. Jan Krymi dhe Mala për Vllazninë që mundohen të bëjnë diçka por mbrojtja e Elbasanit largon gjithçka. Rasti i fundit për gol i takon Elbasanit me anë të Dros që gjuan nga distanca por topi nuk gjen kuadratin e portës së Jukaj.

Minutat e mbetura sjellin një luftë të ashpër sportive aq sa detyron kryesorin Vrapi të ndëshkoj me karton të verdhë futbollistë të të dyja skuadrave. Mbyllet e gjithë ndeshja në “Elbasan Arena” me rezultatin e pastër 0-0 ku gjithçka ngelet e hapur për ndeshjen e kthimit që do të luhet në 26 shkurt në “Loro Boriçi”.

Fatos LAMAJ-Fatmir POPJA

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img