Vllaznia e nis më mirë ndeshjen përballë Dinamos ku në 15-të minutat e para krijon dy mundësi të pastra me Dodaj dhe Sala por që mbrojtësit dhe portieri Teqja largojnë rrezikun tek porta vendase.
Ka nervozizëm në fushë dhe është Karamba i cili në harkun kohor të dy minutave ndëshkohet dy herë me karton të verdhë duke lënë fushën e lojës me karton të kuq që në minutën e 23-të.
Pas këtij momenti Vllaznia krijon dy mundësi të tjera të pastra shënimi me anë të futbollistëve Mala dhe Gruda por që të dy lojtarët nuk kanë shënjestrën e duhur.
Dinamo has vështirësi në daljen drejt zonës së Vllaznisë kjo e fundit e favorizuar edhe nga superioriteti numerik. Minutat kalojnë dhe skuadrat duket se mbrohen për të mos pësuar gol dhe është Vllaznia që tenton disa herë me anë të Grudës dhe Malës për të mar krahun por mbrojtja e Dinamos nuk lejon asgjë,dhe një kros të mbrojtësit Jago nga e majta e largon mbrojtja vendase.
Tek Dinamo lojtari që bie në sy është Zabërgja i cili mer dy-tre inkursione personale por asnjë lloj rreziku në portën e Vllaznisë. Kontroll i mirë i lojës dhe qarkullim topi nga Vllaznia në krahun tjetër Dinamo qëndron në pritje.
Të dyja skuadrat gabojnë disa pasime të thjeshta në mesin e fushës duke ulur disi ritmin e ndeshjes në minutat e fundit të pjesës së parë. Edhe pse dy minuta shtesë në fundin e pjesës së parë asgjë nuk ndryshon me të dyja skuadrat që futen në dhomat e zhveshjes me rezultatin e barabartë 0-0.
Në disa momente gjatë pjesës së parë është parë dhe një nervozizëm i teknikut Ilir Daja i cili ka kontestuar vazhdimisht kryesorin Kreshnik Barjamaj për vendimet e tij. Mbyllet gjithë pjesa e parë me rrjeta të paprekura 0-0. Me 45 minutat e para ku kuqeblutë nuk arritën të shfrytëzojnë epërsinë numerike për 25 minuta të kësaj pjese.
Fatos LAMAJ-Fatmir POPJA