Wednesday, November 27, 2024

Barazim, 0 me 0 në sfidën Partizani-Vllaznia. Kuqeblutë kërkonin fitoren, por edhe me një pikë e mbajnë vendin e dytë me 3 pikë më shumë se Partizani i vendit të tretë

Lexo

Është mbyllur në barazim, 0 me 0, ndeshja e javës së 30-të të Abissnet Superiore. E konsideruar si ndeshja më kryesore e javës, dhe në fakt e tillë ishte, sfida në fjalë nuk u ngjit në pritshmëritë e një përballje rivalësh të denjë në vite.

E parë në tërësi, 45 minutat e para ishin më të bukura, pasi në fushën e lojës kishte më shumë ritëm, fresku dhe raste për shënim në të të dyja portat respektive. Ndërkohë, që në pjesën e dytë kishte një farë rënie të ritmit të lojës, që ndër të tjera duket er erdhi edhe nga rënia fizike e futbollistëve në fushën e lojës.

Gjithësesi, kjo pjesë e dytë kishte dy raste të pastra, fillimisht në portën e Vllaznisë, ku shpëtimtare bëhet pingulja e majtë e portjerit Qarri, ndërkohë që rastin më të pastër e kishte Vllaznia ku Çoba, edhe pse vetëm 3-4 metra larg portjerit Qirko nuk arriti të dërgojë topin në rrjetë. Një rast të tillë, e kishte Vllaznia edhe në pjesën e parë, kur nga një pas i artë i Grudës në zonë, gjuajtjen e Alivodës me një penallti në lëvizje e sipër, e pengon me këmbë Qirko.

0 me 0, me një pikë nga të dyja skuadrat, edhe pse Vllaznia kishte udhëtuar për fitore në kryeqytet, ajo doli e kënaqur në fund nga fusha e lojës, sepse arriti të mbante vendin e dytë në renditje, duke stopuar rivalin direkt për vendin e dytë poshtë në distancën e tre pikëve.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img