Saturday, July 27, 2024

Pas pak, Partizani-Vllaznia, ora 20:00, në “Air Albania”. Trajnerët kundërshtarë, Shehi dhe Osmani, zyrtarizojnë formacionet e para. Smajli, përsëri jashtë, vijon Sala në të djathtë të mbrojtjes

Lexo

Partizani dhe Vllaznia janë gati për nisur betejen e javës së 30-të, sfidë e cila do të luhet në stadiumin “Air Albania” duke nisur nga ora 20:00. Në kampet respektive, trajnerët kundërshtarë, Orges Shehi i Partizanit dhe Qatip Osmani i Vllaznisë kanë fiksuar emrat e lojtarëve që do ta nisin nga minuta e parë. Në formacionin e të kuqve spikat prania si titullar i shtalartit shkodran, Marçelino Preka.

PARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Zekolli, Skuka, Maget, Murataj, Preka, Taipi, Sota, Mba, Rrapaj. Trajner: Orges Shehi

Në krahun tjetër, trajneri i kuqebluve, tetovari Qatip Osmani ka qënë deri vonë në dilemë për të vazhduar me Eslit Salën në të djathtë të prapavijës, apo të aktivizojë Geralb Smajlin, që në fakt është roli i tij natyral, por prej më shumë se dy javësh vazhdon të vuajë nga dëmtim i marrë gjatë ndeshjes së Kombëtares U21. Së fundmi, Osmani ka vendosur që ta nisë me Salën në të djathtë të mbrojtjes, ndërkohë që emrat e tjerë janë të njëjtët e ndeshjeve të fundit.

VLLAZNIA: Qarri, Juriç, Krymi, Gruda, Sala, Balaj, Boshnjaku, Mala, Hakaj, Stojanoviç, Alivoda. Qatip Osmani.

Në prag të kësaj ndeshje, Vllaznia është e dyta në renditje me 50-të pikë, ndërsa Partizani i treti me47-të.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img