Në barazim, 1 me 1 është mbyllur pjesa e parë e mirqësores, FC Koper-Vllaznia, takim që po luhjet prej orës 17:oo në stadiumin Kranjska Gora të Slloveni.
Tekniku Edi Martini e nisi lojën me Kristi Qarrin në portë, për të vijuar me Jazxhi, Bajrami, Kurus në mbrojtje, Krymi, Kruja, Jago, Qato në mesfushë dhe Mala, Dodaj, Balaj.
Kuqeblutë e nisën mjaft mirë ndeshjes, teksa që në minutën e pestë kalojnë në avantazh me golin e shënuar nga Jago.
Pas pësimit të golit, vendasit sllovenë, e shtojnë ritmin e lojës së tyre, dhe në një nga sulmet e tyre, arrijnë të barazojnë në minutën e 20-të.
Megjithë përpjekjet e të dyja skuadrave, pjesa e parë, mbyllet në barazpeshë, 1 me 1.