Sunday, September 29, 2024

Barazim 1-1 në Slloveni-Danimarkë. Euro “Gjermani 2024”

Lexo

Slloveni-Danimarkë 1-1(Janza 77’/Eriksen 17′)

Sllovenia dhe Danimarka regjistruan barazimin e parë të këtij Europiani me sfidën që u mbyll në barazim 1-1,takim që u luajt në Stuttgart.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e danezëve që shënuan në minutën e 17-të me anë të Eriksen.

Mesfushori realizoi një gol vërtet të veçantë pas 1100 ditësh nga takimi me Finlandën ne “Euro 2020”,me Eriksen që luftoi me jetën pas atakut ne zemër gjatë asaj sfide.

Në fraksionin e dytë,sllovenët ndryshuan kurs dhe ritëm duke dominuar takimin,teksa Janza realizoi një supergol në minutën e 77-të duke surprizuar danezët.

Një gol që vendosi në lëvizje të dyja skuadrat,por rezultati nuk ndryshoj deri në fund,pavarësisht dëshirës më të theksuar nga sllovenët.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img