Skënderbeu dhe Tirana e kanë mbyllur në barazim 1-1 sfidën e vlefshme për javën e 34-të të Superiores.
Korçarët treguan dëshirë të madhe dhe rrezikuan me Nikaj, i cili vendosi në provë portierin Selmani. Ai u mposht vetëm në minutën e 36-t nga egjiptiani Nasr i cili përfitoi nga gabim i Edison Kolës. Kështu u mbyll pjesa e parë.
Në fillimin e pjesës së dytë, bardheblutë reagojnë dhe vendosin ekuilibrat. Një ekzekutim perfekt i një goditje dënimi nga Ndreca, lë të shtangur në vend portierin kundërshtar, që në këtë rast mbetet spektator.
Me këtë rezultat, Skënderbeu është në vendin e shtatë me 37 pikë, ndërsa Tirana në vendin e tetë me 36 pikë.