Barazim në “Air Albania”, Dinamo dhe Vllaznia lënë të hapur kualifikimin

Lexo

- Reklamë -spot_img

Ka përfunduar në barazim 1-1 përballja mes Dinamos dhe Vllaznisë, e vlefshme për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, një duel që dhuroi emocione të forta deri në fund.

Shkodranët kaluan në avantazh në minutën e 43-të me Bismark, duke mbyllur pjesën e parë në epërsi minimale. Në pjesën e dytë, Dinamo reagoi dhe pati mundësinë ideale për të barazuar në minutën e 53-të, por Dejvi Bregu gaboi nga pika e bardhë, duke humbur një penallti.

Sfida u bë edhe më dramatike në fund, kur në minutën e 93-të, pas ndërhyrjes së VAR, Erdenis Gurishta u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër ndaj Faton Nezirit, duke lënë Vllazninë me 10 lojtarë. Dinamo përfitoi nga epërsia numerike dhe arriti të barazojë në minutën e 102-të me anë të Dejvi Bregut, i cili këtë herë u tregua i saktë, duke vendosur rezultatin përfundimtar 1-1.

Me këtë rezultat, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet më 23 prill.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img