Sunday, May 19, 2024

Barazim në Laç. Kurbinasit shpërdorojnë penallti dhe nuk përfitojnë nga e kuqja e Partizanit

Lexo

Laçi-Partizani  1-1(Shënues: Sobouejll 51’/Sota 38’)

Nuk prodhoi fitues, sfida mes Laçit dhe Partizanit, e vlefshme për javën e 29-të në Superiore.

Ndeshja i kishte të gjitha brenda, por në fund u mbyll 1-1. Partizani luajti nga minuta e 18-të, me një lojtar më pak, pasi Tedi Cara u ndëshkua me karton të kuq.

Megjithatë, edhe pse në inferioritet numerik, të kuqtë ia dolën të kalojnë të parët në avantazh në fundin e pjesës së parë, me Eljon Sotën.

Fraksioni i dytë foli vetëm për kurbinasit, që barazuan shifrat në minutën e 51-të me Soboëale.

Në minutën e 62-të, Laçi kishte mundësinë e artë për të përmbysur, por Ujka gaboi nga penalltia, me mesfushorin që u ndal nga portieri Qirko.

Rezultati nuk ndryshoi dhe skuadrat ndanë pikët në fund. Me këtë barazim, Partizani mban vendin e tretë me 47 pikë, ndërsa Laçi mban vendin e tetë me 32 pikë.

 

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img