Barazim në Rrogozhinë, Egnatia nuk shkon më shumë ndaj Elbasanit

Lexo

- Reklamë -spot_img

Egnatia nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi përballë Elbasanit, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, duke lënë të hapur çështjen e kualifikimit.

Ishin miqtë ata që gjetën të parët rrugën e rrjetës, me Eljon Sotën, i cili kaloi Elbasanin në avantazh pas një aksioni të mirë ofensiv. Egnatia reagoi duke marrë kontrollin e lojës dhe duke kërkuar me ngulm golin e barazimit. Përpjekjet e vendasve u shpërblyen me golin e Ze Gomes, i cili riktheu baraspeshën dhe i dha shpresë skuadrës së tij.

Deri në fund, të dyja ekipet tentuan të gjenin golin e fitores, por rezultati mbeti i pandryshuar në 1-1. Gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit, që do të zhvillohet më 23 prill, ku pritet një tjetër përballje e fortë për një vend në finale.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img