Thursday, November 21, 2024

Barazim pa gola në sfidën Vllaznia-Partizani, më të kënaqur kuqeblutë që mbajnë diferencën me të kuqtë

Lexo

Vllaznia-Partizani 0-0

E shtunë, 3 prill 2021, ora 16.00, stadiumi “Loro Boriçi” Shkodër

Vllaznia: Zogoviç, Adili, Krymi, Jonuzi(Kalaja 82’), Marku, Kruja, Isaevski, Hoxhaj, Imeri(Naivexhi 70’), Shehi, Dilaver(Size 82’). Trajner: Tomas  Brdaric

Partizani: Hoxha, Belica, Broja(Lukas Kardozo 89’), Hakaj, Bitri, Bardhi, Mala, Murataj(Idrizaj 73’), Melo(Stenio Zhunior 73’), Çinari(Ferhan Hasani 89’), Asani(Cara 73’). Trajner: Ilir Daja

Gjyqtarë: Enea Jorgji(Elbasan), Emigres Gançi(Elbasan), Uran Korra(Elbasan), i katërt Mario Shabani(Tiranë)

Delegat: Bujar Pregja(Tiranë) – Vëzhgues: Servet Bogdani(Durrës)

Ceremonia

  • Sfidës Vllaznia-Partizani i ka paraprirë një ceremoni emocionuese në nderim të Mjeshtrit e Madh te futbollit shkodran dhe atij shqiptar, Ramazan Rragami me rastin e 77 vjetorit te lindjes. Ndonëse ai nuk ishte i pranishëm për shkak se gjendet prej vitesh në SHBA, posteri me foton e tij dhe dhuratat simbolike që iu dorëzuan familjarëve të tij u shoqëruar me duatrokitje nga të pranishmit.
  • Më pas, përpara startit të takimit, një tjetër ceremoni nderuese për ish deputetin dhe ish Presidentin e Nderit të KF Partizani, Bashkim Fino ndarë nga jeta këto ditë. 1 minutë heshtje nga të dy ekipet dhe gjyqtarët në mesin e fushës, ndërkohë që Partizani mban veshur fanelat me portretin e të ndjerit Fino.

Ndeshja

Në barazim pa gola, 0 me 0, është mbyllur ndeshja e sotme e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Takimi që luhej për llogari të javës së 26-të të Superiores së futbollit shqiptar paraqiti dy pamje. Një pjesë e parë më e mirë për miqtë nga Tirana, të cilët duke e spostuar lojën që në fillim të ndeshjes në portën e Vllaznisë, krijuan më shumë raste shënimi. Ndërsa, në 45 minutëshin e dytë Vllaznia e rritë ndjeshëm nivelin e lojës duke krijuar rastet e duhura për gol, ndërkohë që edhe Partizani ka momentet e tija që edhe aim und të shënonte në portën kuqeblu.

Pjesa e parë

Sfida Vllaznia-Partizani nis me drithërima në portën e Vllaznisë, ku që në të dytën minutë miqtë nga Tirana rrezikojnë seriozisht me anë të shkodranit Erald Çinari, gjuajten e të cilit e spostoi në korner portjeri Zogoviç. Malazezi i portës shkodrane bën mrekullinë edhe në minutën e 35-të kur fluturon në të majtë duke grushtuar një top goli pas gjuajtjes së Bitrit. Edhe pse realisht Partizani shfaqet më i rrezkishëm në portën e Vllaznisë, kuqeblutë në këtë 45 minutësh të parë shfaqen me dy moment për t’u vlerësuar, si ato të Dilaver dhe Hoxhajt në 42 dhe 45-tën minutë. Me shifrat e barabarta 0 me 0 mbyllet kjo pjesë e parë që në statistika dhe raste është më e mirë për Partizanin, por që në pamje të përgjithshme duhet thënë se të dy ekipet gabuan shumë në pasimin e topit duke regjistruar raste të panumërta të kësaj natyre në të dy kampet përkatëse.

Pjesa e dytë

Pas pushimit mes dy pjesëve, Vllaznia kthehet në fushën e lojës me një vizion tjetër loje. Gabimet jo të pakta në prapavijë dhe mesfushë duket se janë përmirësuar ndjeshëm. Edhe sulmi ka më tepër ritëm, dhe kësisoj presioni në portën e Partizanit sa vjen e shtohet. Rastet për gol nuk mungojë, por ai që bëri me “zemër” të gjithë të pranishmit ishte ai i minutës së 55-të kur Haris Dilaver, pas jë topi ideal marrë nga kolegët e tij shfaqet i vetëm në zonën e rreptësisë përballë portjetrit mik Hoxha. Kur të gjithë po prisnin shpërthimin për gol, topi i goditur tokazi nga boshnjaku kalon ngjitur me shtyllën e majtë pingule të portës së Partizanit mbrojtur nga Alban Hoxha.

Në vijim, emocionet spostohen sa në njërën portë tek tjetra duke u dalluar qartë se në të dy kampet përkatëse objektivi është fitorja e ndeshjes. Kjo shikohet edhe në ndërrimet që teknikët Brdariç dhe Daja bëjnë në formacionet e tyre duke përforcuar vijën sulmuese, dy portjerët Hoxha dhe Zogoviç bëhen protagonist në ruajtjen e rrjetave të tyre të paprekur deri në fund të takimit, kur edhe pse 3 minutave shtesë, kryesori Jorgji vërshëllen për mbylljen e të gjithë ndeshjes.

Mbyllja

0 me 0 është rezultati përfundimtar, që në një farë mënyre, bazuar edhe në atë që shqiptaro-maqedonasi i Vllaznisë Adili deklaroi një ditë përpara ndeshjes, është më i favorshëm për kuqeblutë pasi mban kundërshtarin në të njëjtën distanë pikësh. Ndërkohë që nga kampi i kuq, tekniku Daja theksoi në fund të ndeshjes se në Shkodër kishin ardhur me objektiv tre pikëshin, që sipas tij nëse do të ishin më të vemendshëm, sidomos për pjesën e parë edhe mund ta realizonin këtë objektiv.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img