Saturday, July 27, 2024

Barazoi me 10 lojtar ndaj Tiranës, Ivan Gvozdenoviç: Tentojmë deri në fund “Final 4”

Lexo

Prononcimi i trajnerit të Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç, pas ndeshjes, Skënderbeu-Tirana, 0-0

Skënderbeu arriti të marrë një pikë me duelin me Tiranën edhe pse luajti me 10 lojtarë për më shumë se 75 minuta. Pas përfundimit të sfidës, trajneri Ivan Gvozdenoviç deklaroi se ishte i kënaqur me lojën e luajtur nga lojtarët.

“Pas kartonit të kuq ishte e vështirë për ne, humbëm dhe penallti, por jam patjetër i kënaqur për rezultatin. I kënaqur shumë nga lojtarët, ky ishte maksimumi ynë. Kam shumë lojtarë në pankinë, por sishte e nevojshme të bëja ndryshime me aq sa pash unë. Me Nikajn dhe Rashicën përpara për mendimin tim ishim shumë mirë dhe kishim mundësinë për kundërsulm kishim shpejtësi dhe kjo ishte arsyeja pse bëra vetëm një ndryshim. Do e tentojmë deri në fund vendin e katërt”, tha ai për “MCN TV”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img