Friday, April 19, 2024

Basania & Arra e Madhe, barazon në transfertë me Çermen-K. Kombëtar i Kategorisë së tretë

Lexo

KF Çerma- Basania &AM  1-1 (Shënues: Sula 27’(11-m)/Abdija 39’)

Çerma:  S. Xhavo, A. Prifti, G. Koçi, E. Sula, E. Kiptiu, O. Baze, K. Prifti, S. Hajdari, R. Çela, M. Mezini, B. Kurti.(U aktivizuan: Mezini, R. Çela, Kurti). Trajner: Lulzim Muça.

Basania&Arra e Madhe: B. Muçejani, K. Zagani, Suka, E. Puka, A. Mila, A. Mehja, F. Ndoja, E. Mani, O. Radohima, M. Vuka,  A. Abdija. (U aktivizuan:  R. Hasanaj, M. Zagani, Colaj). Trajner: Haris Lika

Gjyqtarë: E. Gryka, E. Hushi, O. Loci, D. Lajthia. Delegat: G. Xhafa

4 pikë në 2 ndeshje, ky është bilanci i ekipit Basania & Arra e Madhe në dy ndeshjet e fundit të Kampionatit Kombëtar të kategorisë së tretë. Bilanc ky që vlen edhe për trajnerin e ri të kësaj skuadre, Haris Lika, i cili prej dy javësh ka marrë drejtimin e Basanias.

Katër pikë këto që janë siguruar me fitoren javën e kaluar ndaj Skraparit si dhe barazimin e djeshëm me ekipin e Çermës. Referuar takimit të djeshëm luajtur në Kompleksin Sportiv të ekipeve kombëtare të Kamzës për llogari të javës së 9-të, skuadra shkodrane u gjend shumë shpejt në disavantazh kur në minutën ne 27-të është Sula që  tund rrjetën e portjerit të Basanias, Muçejani.

Reagimi i skuadrës shkodrane ka qënë i menjëhershëm, dhe përmes një gjuajtje potente të Alsed Abdojes, e barazon rezultatin në të 39-tën minutë. Barazim ky që qëndron në fuqi, jo vetëm për pjesën e parë, por edhe deri në përfundim të të gjithë ndeshjes duke fiksuar barazimin 1 me 1.

Katër pikët e marra në dy ndeshjet e fundit, aq sa skuadra kishte marrë në shtatë ndeshjet e mëparshme konsiderohen pozitive për Basanian, por për hirë të vertetes, pozita e saj në tabelën e klasifikimit, është në vendin e fundit

Në kye të renditjes të grupit A është Adriatiku me 17 pikë, i ndjekur nga Përmeti me 14 pikë, Çerma 11, Klosi dhe Skrapari nga 10 pikë, dhe Basania e fundit me 8 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img