Vendimi i KDE-së
- Basania FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 17/1/c dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.
Reagimi i klubit Basaia FC:
Në kushtet kur:
1- Në Bushat, fusha korrej një herë vit sa për ushqim për bagëtitë nga “Shefi” i rrallës.
2- Sollëm ekip të rriturish dhe kampionat zyrtar në Kategorinë e Tretë fillimisht e tani në Kategorinë e Dytë dhe janë disa qindra sportdashësit që kalojnë orë emocionuese sa herë kemi ndeshje në fushen tonë.
3- Përveç çdo sakrifice tjetër filmojmë e transmetojmë Live të gjitha ndeshjet tona (Risi kjo)
4- Ligji i sponsorizimeve në sport mungon e për pasojë edhe interesi i bizneseve të zonës për të mbështetur skuadren.
5- Për Qeverisjen Lokale Basania si duket nuk egziston.
6- Prej shumë muajsh, Federates Shqiptare të Futbollit i kemi bërë kërkesë për një numër modest ulsesh për tifizët edhe për këtë kërkesë Zero reagim kemi narrë si përgjigje.
7- Fusha e Basanias ka qënë dhe do të jetë shembull qytetarie dhe Fair-Play, dhe kurrë nuk do të ndjekë shembullin negativ të shumë fushave sportive në Shqipëri ku zyrtarët e ndeshjeve kërcënohen, shantazhohen dhe denigrohen me “libër shtëpie”
8- U gjet një shishe boshe uji e hedhur nga një minoren si arsye për të demonstruar forcen institucionale.
Megjithatë….
….Ecim
Basania FC