Monday, December 9, 2024

Basania meriton përgëzime dhe jo dënime! Drejtuesit e klubit bushatas reagojnë me të drejtë pas ndëshkimeve nga ana e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës

Lexo

Vendimi i KDE-së

  1. Basania FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 17/1/c dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.

Reagimi i klubit Basaia FC:

Në kushtet kur:

1- Në Bushat, fusha korrej një herë vit sa për ushqim për bagëtitë nga “Shefi” i rrallës.

2- Sollëm ekip të rriturish dhe kampionat zyrtar në Kategorinë e Tretë fillimisht e tani në Kategorinë e Dytë dhe janë disa qindra sportdashësit që kalojnë orë emocionuese sa herë kemi ndeshje në fushen tonë.

3- Përveç çdo sakrifice tjetër filmojmë e transmetojmë Live të gjitha ndeshjet tona (Risi kjo)

4- Ligji i sponsorizimeve në sport mungon e për pasojë edhe interesi i bizneseve të zonës për të mbështetur skuadren.

5- Për Qeverisjen Lokale Basania si duket nuk egziston.

6- Prej shumë muajsh, Federates Shqiptare të Futbollit i kemi bërë kërkesë për një numër modest ulsesh për tifizët edhe për këtë kërkesë Zero reagim kemi narrë si përgjigje.

7- Fusha e Basanias ka qënë dhe do të jetë shembull qytetarie dhe Fair-Play, dhe kurrë nuk do të ndjekë shembullin negativ të shumë fushave sportive në Shqipëri ku zyrtarët e ndeshjeve kërcënohen, shantazhohen dhe denigrohen me “libër shtëpie”

8- U gjet një shishe boshe uji e hedhur nga një minoren si arsye për të demonstruar forcen institucionale.

Megjithatë….

….Ecim

Basania FC

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img