Friday, June 20, 2025

Bashkia Shkodër, nis punën për ndërtimin e Muzeut të Vllaznisë. Zëvendëskryetari, Rudin Beka, mbledh grupin e punës

Lexo

Njoftim zyrtar i Bashkisë Shkodër

Muzeu i Vllaznisë nga ide, tashmë në zbatim!

Një projekt i shumëpritur për Shkodrën dhe sportin shkodran ka marrë rrugë: Muzeu i Vllaznisë nuk është më vetëm një ide, por një iniciativë konkrete që ka nisur hapat e parë drejt realizimit.

Ky ka qenë një premtim i Kryetarit të Bashkisë Shkodër, z. Benet Beci, që ditën e parë të marrjes së detyrës, dhe tashmë gjithçka është vënë në funksion të realizimit të këtij muzeu, si një vlerë e munguar për qytetin.

Nënkryetari i Bashkisë Shkodër, z. Rudin Beka, njëherazi edhe ish futbollist i Vllaznisë dhe kombëtares kuqezi, zhvilloi takimin e parë konsultativ me figura të njohura të sportit dhe gazetarisë sportive, të cilët do të jenë pjesë e këtij procesi për ndërtimin e një hapësire dinjitoze që do të ruajë historinë, kujtimet dhe lavdinë e klubit legjendar kuqeblu në të gjitha disiplinat.

Shkodra, djepi i sportit shqiptar, do të ketë më në fund një muze në nderim të Vllaznisë krenarisë së qytetit prej më shumë se një shekulli.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img