Derbi i Stambollit i takon Fenerbahçes. Pas një dueli që nxorri në pah nivelin e lartë të trajnerëve me strategjitë e tyre, sidomos në mbrotje, në fund fitorja i buzëqeshi Fenerbahces 84-76 përballë Efesit.
Në fillim është Efesi që mori hov me koshat e Shane Larkin, i cili e mbylli me 10 pikë në 10 minutat e para. Më tej Fenerbahçe përdor shpesh mbrotjen zonale që ja vështirëson lojën në bashkpunim me qendrat e si rrjedhojë e detyron Efesin të përdor më shumë gjuajtet nga jashtë zone.
Në periodën e dytë vijon ritmi i mirë dhe pasi perioda e parë përfundoi 24-24, e dyta u mbyll 43-40 për Fenerbahçen pas trepikëshit të Pierre. Në periodën e tretë duket se magjia Larkin shuhet pasi pas pushimit nuk shënon më asnjë pikë dhe e mbyll me 15 pikë.
Për Fenerbahcen nisin të shënojnë Biberovic dhe Guduric por edhe Hays. Megjithatë, vëmendjen më të madhe e merr Biberovic që në fund do e mbyllë me 5 trepikësha dhe me 17 pikë gjithsej. Falë mbrojtjes, Fenerbahçe arrin ta mbyllë periodën e tretë me 8 pikë diferencë dhe në periodën e katërt Efes vendos që të luajë me formacion shtatshkurtër për shumë kohë, gjë që nuk rezulton efikase.
Bryant shënon por pjesa tjetër nuk ndjehet më dhe Fenerbahce e kalon avantazhin deri në 14 pikë . Në 3 minutat e fundit Mijatovic vendos të luajë me qendrat, por është shumë vonë. Këtë sezon Fenerbahçe e mund dy herë Efesin e tani me këtë sukses ngjitet në vend të 6-të, por me një ndeshje më pak, ndërsa Efes qëndron në vend të 8-të.