Friday, July 25, 2025

Basketboll-Europiani i djemve U18-Shqipëria mund Andorrën 68-57. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Klaudio Ndoja, në lojë për një vend në gjysmëfinale

Lexo

Shqipëria e moshës deri në 18 vjeç i ka mbyllur me fitore ndeshjet në grup në Kampionatin Europian, Divizioni C, në basketboll për djem. Një fitore me 11 pikë diferencë ndaj Andorrës në shifrat 57-68, që e mban në lojë dhe me shpresë kombëtaren e drejtuar nga Klaudio Ndoja për një vend në gjysmëfinale. E që të ndodhë kjo do të duhet që Luksemburgu të mund Moldavinë, ndërsa Andorra luan me Maltën.

Në rast fitoreje të Moldavisë, atëherë si Shqipëria, ashtu dhe Andorra do të luajnë për vendet 5-8. Por nëse fiton Luksemburgu, duke shfrytëzuar dhe fitoren direkte me Andorrën, atëherë mund të jemi ne në gjysmëfinale. Megjithëse në kushtet e tre skuadrave me dy fitore dhe dy humbje, atje ku Moldavia ka mundur Shqipërinë, Andorra ka mundur Moldavinë dhe Shqipëria, Andorrën do të shihet dhe koshaverazhi.

Këto janë vetëm hipoteza kurse kuqezinjtë mbështetur tek Nilo e Sinani, apo dhe lojtarë të tjerë zhvlerësojnë Andorrën. Në pushim kuqezinjtë kryesuan 31-17. Një avantazh që vjen duke u thelluar në përfundim të periodës së tretë 34-53 dhe në përfundim 57-68. Tanimë e shtuna dhe e diela do të jetë për fundin e Kampionatit Europian, i cili po vjen drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img