Tuesday, November 26, 2024

Basketboll Femra, Vllaznia, shpartallon Elbasanin. E mund me 64 pikë diferencë(102-38). 47 pikë për të zakonshmen Bernada Rreshpja

Lexo

Vllaznia-Elbasani  102-38(29-12, 24-4, 22-16, 27-6)

Ndonëse e ka siguruar prej javësh pjesëmarrjen në fazën finale Play Off, Vllaznia e basketbollit për femra vazhdon të respektojë kampionatin duke luajtur pa kompromis të gjitha ndeshjet e kampionatit.

E tillë ka qënë edhe kjo e luajtur sot në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, ku skuadra kuqeblu priti Elbasanin. Një ndeshje që foli tërëisht në favor të ekipit kuqeblu, i cili që nga starti i ndeshjes dhe deri në fund ishte në udhëheqje të rezultatit.

Vajzat kuqeblu të drejtuara nga trajneri Bledar Gjeçaj fitojnë thellësisht periodën e parë me shifrat 29-12, ndërkohë që në dhjetëminutëshin e dutë shifrat janë edhe më të thella, kur kundrejt 24 pikëve të Vllaznisë janë vetëm 4 pikë të Elbasanit. Me rezultatin 53 me 16(37 pikë diference) në favor të Vllaznisë, skuadrat shkojnë në dhomat e zhveshjes për pushimin mes dy pjesëve.

Pas rikthimit në fushë, vazhdon e njëjta situate, me Vllazninë që vazhdon të shënojë dhe të përparojë në rezultat dhe Elbasanin që mund të ndalë basketbollistet shkodrane që pasi fitojnë periodën e tretë 22-16 si dhe të katërtën 27-6, mbyllin gjithçka në favor të tyre me shifrat e përgjithshme 102  me 38. Një diferencë prej 64 pikësh, që natyrisht është shumë për një ndeshje kampionati.

Ndërkohë, shifra tjetër për t’u ndalur ka bëjë edhe me pikëshënuesen më të mirë të ndeshjes, e cila është e zakonshmja e skuadrës kuqeblu, Bernada Rreshpja, e cila në këtë sfidë arriti të shënojë plot 47 pikë. Pikët e tjera për skuadrën kuqeblu u shënuan nga: Sindi Kryeziu(20), Anisa Bokrina(15), Anisa Musaja (7), Sara Murçaj (5), Melida Hykaj (4), Ingrid Dashja(2), Medina Hykaj(2).

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img