Thursday, May 9, 2024

Kategoria e Parë-Java e 28-të, Elbasani dhe Bylisi prekin Superioren. Betejë e ashpër për mbijetese

Lexo

Kategoria e Parë ka luajtur të shtunën javën e 28-të duke dhuruar rezultate interesante. Dy skuadrat kryesuese, Elbasani dhe Bylisi kanë bërë detyrën në transfertë, respektivisht përballë Korabit(Korabi-Elbasani 2-3) dhe Lushnjës(Lushnja-Bylisi 1-2), duke u afruar akoma më shumë me Superioren.

Duke llogaritur që kanë mbetur edhe 5 javë deri në fundin e kampionatit, diferenca që kanë krijuar ndaj ndjekësve është aq e madhe sa që në fundjavën e ardhshme, të dy ekipet mund ta cilësojnë veten matematikisht pjesë të Superiores, ndoshta edhe duke mos fituar ndeshjet përkatëse, pasi Elbasanit i mjafton edhe 1 pikë për këtë objektiv, ndërsa Bylisit 2.

Ndërkohë, lufta për mbijetesë është bërë akoma më e ashpër, me Kastriotin që ka mposhtur Luzin me rezultatin 1-0 dhe Besa ka fituar 1-0 në transfertë përballë Burrelit. Një ngjeshje e skuadrave në zonën e fortë, që premton duele interesante deri në fund.

Rezultatet e javës së 28-të të Kategorisë së Parë

FLAMURTARI-TOMORI 3-1

Podrimcaku 9′, Shkurtaj 40′, Batha 61 / Hysolli 72′

APOLONIA-VORA 2-1

Bejzade 23′, Hebeja 85′ / Raboshta 72′

KORABI-ELBASANI 2-3

Pere (ag) 50′, Marku 90′ / Greca 60′,64′, Hoxhaj 89′

LUSHNJA-BYLIS 1-2

Olola 89′ / Kibe 45′, Kamra 64′

KASTRIOTI-LUZI 2008 1-0

Musaj 3′

BURRELI-BESA 0-1

Ba 88′

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img