Sunday, November 24, 2024

(Video) Basketboll Meshkuj-Humbje fatale e Vllaznisë, e mund edhe Dinamo e vendit të fundit në renditje

Lexo

Vllaznia-Dinamo 61-70 (16-19, 12-24, 14-13, 19-14)

E mërkurë, 22 dhjetor 2021, ora 18.00, pallati i sportit “Qazim Dervishi” Shkodër

Vllaznia: Dobbs, Shestani, Memçaj, Outler, Cooper. Trajner: E. Bërdica

U aktivizuan: Bekteshi, Rakaj, Davis, Cashman

Dinamo: Gilimi, Begaj, Gjyzeli, Syendaj, Troja. Trajner: A. Guroviq

U aktivizuan: Gazhdani, Golemi

Gjyqtarë: A. Bejko, A. Balliu, A. Brahilika

Vllaznia në basketboll për meshkuj vazhdon të surprizojë me rezultatet e saj të dobëta. Humbja me Dinamon, mbrëmjen e së mërkurës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës ishte me të vertetë shumë surprizueze. Themi kështu, pasi kundërshtari vinte në Shkodër si e fundit në tabelen e klasifikimit të Superligës së basketbollit për meshkuj. Por, kjo nuk mjaftoi që skuadra kuqeblu ta kalonte me sukses këtë përballje duke bërë që Vllaznia të mundej me rezultatin 61-70.

Ato që i dhanë suksesin skuadrës dinamovite janë dy periodat e para, të cilat fitohen me lehtësi nga ana e tyre. Dhjetë minutat e para fiksojnë shifrat 16-19 në favor të miqve nga Tirana. Kur pritej që Vllaznia të reagonte, perioda e dytë është edhe më e dobët për skuadrën. 12-24, me plot 12 pikë diferencë fitues është përsëri Dinamo, e cila shkon në pushimin mes dy pjesëve me avantazh 28-43.

Ndërhyrja e trajnerit Ervin Berdica, bën që Vllaznia e pjesës së dytë të jetë më e  mirë për skuadrën kuqeblu. Perioda e tretë arrin të fitohet nga Vllaznia me rezultatin 14-13. Edhe perioda e tretë fitohet nga Vllaznia me rezultatin 19-14. Por, kjo nuk mjafton që të frenohet fitorja dinamovite, sepse avantazhi prej 15 pikësh në pjesën e parë bën që rezultati përfundimtar të jetë 61-70 në favor të Dinamos.

Një fitore kjo shpresëdhënëse për blutë në luftën për mbijetesë në Superligë, ndërkohë që pësimi i humbjes së gjashtë radhazi për Vllazninë është me të vertetë shqetësuese. Vllaznia-Dinamo, ishte ndeshja e fundit për vitin 2021, ndërkohë që me fillimin e vitit të ri 2022, shpresohet që drejtuesit e klubit të basketbollit shkodran të marrin masat e duhura për normalizimin e situatës në fjalë në mënyrë që Vllaznia e koshit për meshkuj të rikthehet tek rezultatet e saj pozitive.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img