Kombëtarja shqiptare e basketbollit për meshkuj është mundur nga Sllovakia me rezultatin 73-63 në ndeshjen e parë FIBA EuroBasket Pre-Qualifiers.

Ndonëse ka bërë një paraqitje të mirë skuadra kuqezi nuk ka arritur që të evitojë humbjen në këtë transfertë.
Tashmë fokusi i kombëtares shqiptare të basketbollit të meshkujve është te përballja e radhës ndaj Kosovës, më 30 nëntor në Shkodër, në “Qazim Dervishi”, ora 18:00.



