Friday, September 20, 2024

Basketboll Meshkuj-Liga Unike/Tirana-Vllaznia, sot ora 17.00 në “Fahrie Hoti” të kryeqytetit

Lexo

Liga Unike e basketbollit meshkuj luan sot dhe nesër ndeshjet e Javës së dhjetë. Për ditën e sotme në kalendar janë çiftet, Tirana Neptun – Vllaznia dhe Rahoveci – Prizreni 16, ndërkohë që nesër, të enjten luhen dy ndeshjet e tjera, Golden Eagle Ylli – Teuta dhe Kamza – Peja.

Sa i përket kuqebluve, sfida në fjalë ballafaqon në fushën e lojës bardheblutë e Tiranës, të cilët vijnë në këtë ndeshje me katër fitore e pesë humbje, ndërsa shkodranët kanë të regjistruar vetëm dy fitore e pesë humbje, ku fitorja e fundit ishte ajo Kamza Basket.

Siç është bërë me dije edhe më herët, në krye të Vllaznisë tashmë është trajneri nga Kosova, Fabian Gjuka, ku pas startit me fitore javën e kaluar ndaj Kamza Basket, sot ka ndeshjen e dytë në stolin kuqeblu. Pozitive për kampin shkodran është veshja kuqeblu e basketbollistit amerikan Andre Charles Walker JR, lojtari i fundit në merkaton e janarit në radhët e Vllaznisë. Lojtari që sapo ka firmosur me klubin shkodran për sezonin e mbetur të sezonit vjen nga  Superliga maqedonse ku luan në pozitat 1, 2 dhe ka një mesatare 15.5 pts 4 ast 4 reb si dhe 9 pts 3 ast 3.5 reb në Balkan League.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img