Saturday, April 20, 2024

Basketboll-Shqipëria, fiton tri medalje me kombëtaret e moshave. Spikat talenti shkodran, Veton Gjeçaj

Lexo

Korriku ka qenë është një muaj i nxehtë për basketbollin shqiptar, pasi ishin plot 6 ekipe përfaqësuese të grupmoshave të ndryshme, që kanë zbritur në parket për të marrë pjesë në turnetë përkatës kontinentalë. Dhe e fundit që ka zbritur në parket ka qenë Kombëtarja kuqezi e Nën-18-vjeçarëve, që i luajti në San Marino ndeshjet e turneut të saj evropian, që nisën më 24 dhe u mbyllën më 31 korrik 2022. Shqipëria ka marrë 3 fitore në grup, përkatësisht ndaj San Marinos, Maltën dhe Andorrës, dhe vetëm një vetëm një humbje, duke e mbyllur në vendin e dytë të renditjes.

Kështu, Kombëtarja kuqezi e kësaj grupmoshe, e drejtuar nga trajneri Besnik Dervishi, ka vijuar më tej në gjysmëfinale, aty ku ka mposhtur bindshëm Azerbajxhanin, me shifrat 76-56. Dhe, në finale, Shqipëria ka patur sërish përballë Monakon, duke u hakmarrë ndaj saj për humbjen në grup dhe duke e mundur me shifrat 93-78 dhe duke marrë edhe medaljen e artë të këtij turneu të moshash, që shënon njëkohësisht edhe një rikthim tek një sukses i tillë pas afro dy 10-vjeçarësh.

Për t’u theksuar është se në formacionin e kombëtares U-18 bën pjesë edhe basketbollisti shkodran, Veton Gjeçaj. Djaloshi i talentuar që luan me numrin 13-të, me të njëjtin numër që ka luajtur me kombëtaren edhe i ati i tij, i famshmi, Bledar Gjeçaj ka spikatur në fushën e lojës duke bërë për vete, jo vetem specialistët e basketbollit kuqezi, por edhe ato të Italisë, të cilët janë shprehur shumë pozitivisht për të ardhmen e karrieres së tij sportive.

Ndërkaq, Kombëtarja kuqezi e Nën-18-vjeçareve i ka zhvilluar në Andorra sfidat e saj, nga data 26, deri më 31 korrik 2022 dhe në këtë turne ekipet e tjera pjesëmarrëse ishin Andorra, Malta, Gjeorgia, Gjibraltari dhe Moldavia. Shqipëria ishte në grup me Maltën dhe Andorrën dhe skuadra e vajzave kuqezi, e drejtuar nga trajnerja Elona Hasanaj, ka marrë medaljen e bronztë, duke mundur në duelin për vendin e 3-të dhe të 4-t Gjeorgjinë.

Sa u përket djemve, e para që ka zbritur në parket ka qenë Kombëtarja kuqezi e Nën-16-vjeçarëve, e cila ka marrë pjesë në turneun evropian, që u zhvillua në Kosovë, në Prizren, nga data 12, deri më 18 korrik 2022, duke arritur rezultat mjaft të kënaqshëm, pasi u rendit e 3-ta midis 8 ekipeve pjesëmarrëse, pasi korri 3 fitore dhe pësoi dy humbje në 5 ndeshjet që zhvilloi atje.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img