Saturday, October 19, 2024

Basketboll, Superliga Meshkuj-Klasikja, Tirana-Vllaznia, sonte, ora 19:00 në kryeqytet për javën e dytë

Lexo

Superliga e basketbollit Meshkuj, ka rezervuar për javën e dytë një ballafaqim interesant, atë mes Tiranës pritëse dhe Vllaznisë udhëtuese. Ndeshja në fjalë që konsiderohet një klasike e baskertbollit shqiptar do të luhet në pallatin e sportit “Fartie Hoti” të kryeqytetit duke nisur nga ora 19:00.

Vllaznia e drejtuar nga trajneri Damian Bekteshi, vjen në këtë ndeshje pas humbjes së pësuar në shtëpi me Teutën e Durrësit e vlefshme për javën e parë të kampionatit. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes së parë të luajtur në Shkodër, trajner i kuqebluve, Damian Bekteshi, teksa pranonte paraqitjen e dobët të skuadrës së tij paralajmëronte një kthesë për javën  dytë.

Ndaj, për këtë arsye, sfida e sotme, Tirana-Vllaznia pritet me shumë interes, ku në objektivin e skuadrës kuqeblu është vetëm fitorja, e cila nëse realizohet do ta bënte shumë interesant duelin e javës së tretë, Vllaznia-Besëlidhja që do të luhet në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img