Sunday, November 24, 2024

BASKETBOLL- Zyrtare, Franko Bushati, sekretar i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit. Erkand Karaj, trajner i kombëtares kuqezi

Lexo

Erkand Karaji është emëruar si trajner i Kombëtares shqiptare të basketbollit. Zyrtarizimin e ka bërë vetë presidenti i FSHB–së, Avni Ponari, gjatë konferencës së sotme për mediat, me rastin e prezantimit të sekretarit të përgjithshëm të federatës, Franko Bushati.

Karaj pason kështu në këtë detyrë grekun Antonios Dukas, ky i fundit e drejtoi Shqipërinë për një kohë të shkurtër pas dorëheqjes së Afrim Bilalit. Erkand Karaj është njëkohësisht edhe trajner i Tiranës, teksa ka shënuar rezultate të rëndësishme me bardheblutë, të cilat kulmuan me fitimin e titullit kampion në sezonin e kaluar.

Karaj gjithashtu ka një palmares të shkëlqyer edhe si lojtar, me tituj të shumtë mbi shpatulla. Një CV e pasur, që ka bindur kreun e FSHB-së për ti besuar rolin e rëndësishëm, siç është drejtimi i përfaqësues kuqezi të sportit të koshit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img